Flash News

E-TJERA

Tirana pa trajner, katër emrat e lakuar për stolin bardheblu

Tirana pa trajner, katër emrat e lakuar për stolin bardheblu

Tirana është në kërkim të një trajneri, kjo pasi bardheblutë nuk do vijojnë më me Bledi Shkëmbin.

Tanimë janë katër emra që lakohen si pasardhës të Shkëmbit. Si për çudi në krye të listës është Shpëtim Duro, trajneri me përvojë, por që njihet si një mbështetës i Partizanit.

Megjithatë puna është punë dhe Duro mund të ulet në stolin e Tiranës. Emri tjetër është ai i Ditmar Bicaj, ish-trajnerit të Burrelit që në vitin e parë në këtë profesion befasoi në Kategorinë e Parë.

Për lezhjanin ka interes edhe nga kombëtarja e Ruandës për të qenë në stafin teknik.

Ardian Nuhiu, ish-trajneri i Dritës, Shkupit dhe Gjilanit është një tjetër alternativë, për ta mbyllur me Qatip Osmanin, zotërinë nga Maqedonia e Veriut që ka qenë trajner i Shkëndijës, Strugës, Renovës, Shkupit dhe Vllaznisë.

Osmani është një dëshirë e hershme e presidentit Refik Halili, me këtë të fundit që në fund ka të drejtën për të zgjedhur trajnerin e ri.

Të fundit