Flash News

Bota

Akuzat ndaj miliarderit Soros/ Politikania amerikane: Pse Kongresi nuk e ka thirrur kurrë më parë në gjyq?

Akuzat ndaj miliarderit Soros/ Politikania amerikane: Pse Kongresi nuk e ka

Politikania e së djathtës amerikane Anna Paulina Luna, ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj miliarderit George Soros, se ky i fundit është iniciatori i përpjekjeve për të destabilizuar qeveritë konservatore dhe për të promovuar axhendat e së majtës ekstreme, përmes Fondacioneve të tij të Shoqërisë së Hapur.

Në një postim në rrjetin social :X", Luna ka kritikuar ashpër çështjen, ndërsa ka ngritur pyetje se pse Kongresi nuk e ka thirrur kurrë në gjyq George Soros?

“Pyetje e sinqertë: Pse Kongresi nuk e ka thirrur kurrë më parë George Sorosin në gjyq? Pse jam unë i pari që e ngre këtë çështje? Kjo duhej të ishte bërë shumë kohë më parë",- shkruan ajo.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se “Gateway Pundit” e ka kritikuar shpesh Sorosin për financimin e lëvizjeve radikale, duke përfshirë ato të lidhura me politikat e kufijve të hapur, prokurorët radikalë që refuzojnë të burgosin kriminelë të dhunshëm dhe fushatat e prokurorëve të distriktit të ekstremit të majtë që synojnë riformësimin e sistemit të drejtësisë në SHBA.

Përpara zgjedhjeve, George Soros u përpoq të blinte mbi 220 stacione radiofonike , përfshirë rrjetin radiofonik Audacy, i cili arrin 165 milionë amerikanë, me qëllim manipulimin e zgjedhjeve dhe opinionit publik.

Sakaq thuhet se Republikanët në Komitetin e Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies së Dhomës së Përfaqësuesve (Kryetari Jim Comer dhe Përfaqësuesi Nick Langworthy) kanë nisur një hetim . Ata po kërkojnë dokumente dhe komunikime me FCC-në për të përcaktuar nëse agjencia e ka përshpejtuar procesin në dobi të Sorosit.

Ndërkohë George Soros është një emër i njohur edhe për Shqipërinë. Miliarderi është akuzuar gjerësisht për transaksionet që kanë kaluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit drejt fondacionit të tij, fonde këto që dyshohet të kenë kaluar përmes USAID dhe që janë përdorur në mbështetje të politikave dhe interesave të miliarderit, në vende të ndryshme të botës. 

Ndër këto vende përmendej dhe Maqedonia dhe Shqipëria, për të cilat prej kohësh ka dyshime të forta për ndikim të Soros në politikbërjen e dy vendeve të Ballkanit.

Të fundit