Flash News

E-TJERA

U aksidentua në Itali, ndërron jetë në spital shqiptari

U aksidentua në Itali, ndërron jetë në spital shqiptari

Shqiptari Betim Bilangu, 50 vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin e Milanos pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur të martën në autostradën Brebemi.

Bilangu po drejtonte një furgon të tonazhit të rëndë, i cili u përplas me një kamion që po dilte nga një vendparkim.

Përplasja ishte e fortë dhe gjendja e tij u vlerësua kritike që në vendngjarje.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të emergjencës dhe transportimit me helikopter në spitalin Niguarda, ai ndërroi jetë pak pas mbërritjes.

Viktima ishte babai i tre fëmijëve.

Të fundit