Flash News

Ditari i Opozitës

Zhulali: BE nuk toleron në standardet bazë, anëtarësimi është proces politik

Zhulali: BE nuk toleron në standardet bazë, anëtarësimi

Ekspertja e integrimit dhe drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali ka analizuar sfidat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

E ftuar në News24, ajo tha se procesi i integrimit mbetet dinamik dhe i ndikuar nga faktorë politikë, por standardet themelore të BE-së nuk kanë ndryshuar asnjëherë.

“Procesi i anëtarësimit është politik, por nuk është tërësisht i tillë. Ai ka standarde të panegociueshme. BE është krijuar për të bashkuar vendet e Evropës që të mos ketë më luftë – dhe kjo kërkon demokraci, sundim të ligjit dhe ekonomi funksionale tregu”, tha Zhulali.

Sipas saj, edhe pse disa zgjerime të BE-së kanë ndodhur për arsye gjeopolitike, asnjëherë nuk janë komprometuar parimet bazë.

Standardet nuk janë fleksibël. Në thelb, një vend duhet të jetë demokratik, të ketë aftësi të transformojë legjislacionin dhe të respektojë shtetin ligjor,” theksoi Zhulali.

Të fundit