Flash News

E-TJERA

Qëndroi 3 ditë si pushues në Palasë, i riu nga Tirana ‘zhduket’ pa paguar

Qëndroi 3 ditë si pushues në Palasë, i riu nga Tirana

Një i ri nga Tirana është shpallur në kërkim pasi është dneoncuar nga pronari i një hoteli në Palasë.

E. H., 20 vjeç, ka qëndruar 3 ditë si pushues në hotel dhe është larguar pa kryer pagesën prej 450 euro.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi I. M., se ky shtetas ka qëndruar 3 ditë si pushues në hotelin në pronësi të tij, në fshatin Palasë, dhe është larguar pa kryer pagesën prej 450 euro.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit