Flash News

Bota

BBC: Trump ka miratuar planin e sulmit ndaj Iranit

BBC: Trump ka miratuar planin e sulmit ndaj Iranit

Donald Trump ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, por nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do ta godasë vendin, raporton BBC.

Trump thuhet se po shqyrton një sulm amerikan ndaj Fordo-s, një strukturë nëntokësore e pasurimit të uraniumit në Iran.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, të mërkurën hodhi poshtë kërkesën e Trump për dorëzim pa kushte.

I pyetur nëse SHBA do të përfshihej në konfliktin Iran-Izrael, Trump tha: "Mund ta bëj, mund të mos e bëj".

Khamnei e qortoi Trumpin në fjalimin e regjistruar të së mërkurës, duke thënë se "çdo ndërhyrje ushtarake amerikane" do të ishte e kushtueshme dhe tha se kombi iranian nuk do të dorëzohet.

Të fundit