Flash News

Ditari i Opozitës

“Gërdeci”, Mediu: 6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, ja çfarë thonë

“Gërdeci”, Mediu: 6 kongresmenë amerikanë i

Këtë të mërkurë u mbajt seanca e radhës në GJKKO për “Gërdecin”, dosje në të cilën ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është nën akuzë për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave në ngritjen e fabrikës së demontimit.

Gjatë seancës Mediu kundërshtoi akt-ekspertizën e paraqitur nga grupi i ekspertëve.

Ish-ministri kërkoi që gjykata të marrë parasysh dëshmitë e personaliteteve politike dhe ushtarake të kohës të dhëna në SHBA, duke vënë në dijeni dhe për një letër që 6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar Ministrisë së Drejtësisë.

Mediu: 6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, ku kërkojnë që dëshmitë e personaliteteve ushtarake dhe politike të kohës të dhëna në SHBA vullnetarisht me (afidavit), që është deklarim nën betim dhe ka vlerën e provës në sistemin e drejtësisë amerikane, të merren parasysh në procesin ‘Gërdeci’.”

Ky veprim i Mediut vjen pasi GJKKO refuzoi thirrjen e tyre si dëshmitarë. Seanca e radhës për Mediun është vendosur më datë 24 qeshor, ora 13:00.

Të fundit