Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi: Zëri i Ilir Metës do të kumbojë më fort se kurrë në Parlamentin e ri

Blushi: Zëri i Ilir Metës do të kumbojë më fort se

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se zëri i Ilir Metës do të kumbojë më fort se kurrë në Parlamentin e ri.

Blushi foli për A2 CNN, lidhur me Parlamentin e ri që do të fillojë punimet në shtator. Ai tha se zëri i deputetëve të Partisë së Lirisë od të dëgjohet fort dhe se do të jetë i barabartë me 40 deputetë.

“Në Parlamentin e ri zëri i 4 deputetëve të Partisë së Lirisë do të jetë baraz me 40 deputetë. Është përgjegjësia jonë e madhe për të dhjetëfishuar aksionin opozitar, si një mënyrë që do t’i japë fund një Parlamenti që nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve, por vetëm atë politik të Edi Ramës. Zëri i deputetëve tanë do të dëgjohet fort dhe më e rëndësishmja, zëri i Ilir Metës do të kumbojë më fort se kurrë në Parlamentin e ri”, tha Blushi.

Të fundit