Flash News

E-TJERA

Kume: Rinumërimi i votave rrit besueshmërinë

Kume: Rinumërimi i votave rrit besueshmërinë

Ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume e ka cilësuar procesin e rinumërimit të kutive si një hap pozitiv drejt rritjes së transparencës dhe integritetit zgjedhor.

"Përsa kohë që të gjithë çfarë do rezulojnë nga rishqyrtimi i materialeve zgjedhore dhe rinumërimi i fletëve të votimit, në radhë të parë i shërben rritjes së transparencës në procesin zgjedhor dhe për pasojë rezultati që vjen nga kjo vetëm duhet përshëndetur si i tillë", tha Kume në Ora News.

"Ne e kemi patur dhe vazhdojmë ta kemi si një ndër problemet kryesore që ka shoqëruar proceset zgjedhore të zhvilluara transparencën e tyre, transparencën për çështje nga më të ndryshme, ndër të cilat edhe kjo për të cilën po flasim ka qenë shqetësim i vazhdueshëm. Ka qenë kjo arsyeja se pse edhe në Kodin Zgjedhor ne kemi të parashikuar që në përfundim të një procesi zgjedhor, pra kur shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve nga KQZ reth 10% të kutive i nënshtrohen rinumërimit, rivlerësimit të rezultatit.


Natyrisht kjo që parashikohet në Kodin Zgjedhor nuk ka asnjë efekt në rezultat po ka në rritjen e cilësisë së transparencës dhe besueshmërisë ndaj procesit ashtu sikurse edhe vendosjes para ligjit atyre të cilët mundet dhe provohet që kanë abuzuar me mundësitë që iu janë dhënë duke kryer detyrën e administratorit të procesit zgjedhor dhe të numëruesve", u shpreh Kume.

Të fundit