Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni i Stabilizim-Asocimit, Tabaku: Në 12 vite, nuk kemi bërë një Reformë Zgjedhore të plotë

Komisioni i Stabilizim-Asocimit, Tabaku: Në 12 vite, nuk kemi

Në Komisionin e Stabilizim-Asocimiit në Strasburg, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar se në Shqipëri në 12 vite parlamenti nuk ka arritur të bëjë një Reformë Zgjedhore të plotë.

Nga ana tjetër Tabaku tha se duhet folur për problemet që sjellin zgjedhjet në Shqipëri.

“Pati shkelje të kritereve të Kopenhagës, përdorim të fondeve publike për fushatë zgjedhore dhe ndikim të grupeve kriminale në procesin zgjedhor.

Këto ishin zgjedhjet e para që prej hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, dhe për fat të keq, ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë.

U shkelën kriteret e Kopenhagës dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Më vjen keq ta them, por në 12 vitet e fundit, Kuvendi nuk ka qenë në gjendje të ndërmarrë një reformë të thellë për të adresuar këto çështje.

Së dyti, diskutuam edhe gjatë vizitës në Parlamentin Europian se Shqipëria ka vlera dhe asete që nuk i ka asnjë vend tjetër në rajon.

Opozita e ka mbështetur procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, jo vetëm me fjalë, por me akte konkrete.

Askush nuk ka nevojë për një proces që ndodh vetëm në letër, ndërkohë që në terren realiteti mbetet i pandryshuar”, tha Tabaku,

 

Të fundit