Flash News

E-TJERA

Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, 3 prej tyre mbërrijnë në Shqipëri

Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, 3 prej tyre mbërrijnë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim për 5 shqiptarët të cilët u evakuuan nga Izraeli.

Sipas MEPJ, shqiptarët mbërritën në Athinë. 3 prej tyre kanë mbërritur tashmë në Tiranë, një tjetër pritet të vijë nesër, ndërsa i pesti është rezident në Greqi dhe do të qëndrojë aty.

“MEPJ përmes ambasadave të saj ka ndjekur me vëmendje në çdo etapë evakuimin e 5 shqiptarëve nga Izraeli, të cilët kanë mbërritur shëndosh e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë. 3 prej tyre kanë vazhduar rrugën dhe gjenden tashmë në Tiranë; njëri kthehet sonte në mbrëmje në Shqipëri; ndërsa personi i pestë është rezident në Greqi dhe do të qëndrojë në vendin fqinj”, njofton ministria.

Të fundit