Flash News

Bota

Macron mbledh Këshillin e Mbrojtjes dhe Sigurisë së Francës

Macron mbledh Këshillin e Mbrojtjes dhe Sigurisë së Francës

Sulme të reja midis Iranit dhe Izraelit, me Teheranin që njofton se ka përdorur edhe sulme hipersonike dhe IDF që siguron se ka goditur vendet e programit bërthamor të Teheranit. Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz deklaroi se avionët luftarakë izraelitë “kanë shkatërruar selinë qendrore të sigurisë së brendshme të regjimit iranian, organin kryesor shtypës të diktatorit iranian”. 

Do të mblidhet në orën 16:00 në Pallatin Élysée Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurisë nga Emmanuel Macron.

Në mbledhje, në ditën e gjashtë të përshkallëzimit ushtarak mes Izraelit dhe Iranit, sipas BFM TV, do të jenë të pranishëm kryeministri François Bayrou, ministri i Mbrojtjes Sébastien Lecornu, ministri i Jashtëm Jean-Noël Barrot dhe ministri i Brendshëm Bruno Retailleau.

 

Të fundit