E-TJERA

Ish-prokurori: Grupet kriminale janë më të strukturuara në Shqipëri

Ish-prokurori: Grupet kriminale janë më të strukturuara në

Ish-prokurori Besnik Muçi foli mbi rolin e kriminalitetit në sigurinë kombëtare.

I ftuar në News 24, ai u shpreh se tashmë grupet kriminale ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe janë më të strukturuara duke marrë edhe nuanca të mafias.

“Në Shqipëri, nëse flasim në kuptimin e ngushtë të fjalës, ka grupe kriminale ku ushtrojnë aktivitetin në territore të caktuara, Shkodër, Elbasan, Fier, Durrës, Tiranë, Vlorë, etj, por në territorin tonë ato ndërveprojnë mes tyre. Nuk ekziston një hartë e grupeve kriminale, por ka grupe të forta dhe të stabilizuara.

Por kohët e fundit kanë kaluar nga grupe kriminale, në grupe më të strukturuar, duke marrë nuancën e një mafie, ashtu siç e thanë edhe struktura antikorrupsion dhe antimafie e Italisë në takimin e përbashkët para pak kohësh në takimin që patën me SPAK”, tha Muçi në News24.

Të fundit