Flash News

E-TJERA

Burimi: Rendi botëror është shkatërruar, si po drejtohet bota sot

Burimi: Rendi botëror është shkatërruar, si po drejtohet

Gazetari Genc Burimi vlerëson se bota nuk funksionon më nën një rend ndërkombëtar të përbashkët, por është fragmentuar në interesa të ngushta rajonale dhe kombëtare.

Duke folur në Syri tv, Burimi tha se secili shtet ndjek prioritetin e vet strategjik: Evropa është e fokusuar tek Ukraina, Izraeli tek Irani, Kina tek Deti i Kinës dhe Tajvani, ndërsa SHBA-të, nën ndikimin e premtimeve të Donald Trump, përpiqen të shmangin përfshirjen në konflikte të reja globale.

Ky copëzim i interesave, thotë Burimi, po krijon ngërçe të reja në diplomacinë ndërkombëtare dhe e bën gjithnjë e më të vështirë bashkërendimin e qëndrimeve ndërmjet fuqive botërore.

Burimi: Nuk ka më sot një rend ndërkombëtar botëror. Kemi sot një rend ndërkombëtar rajonal ose shumë strikt, personal – vetjak – kombëtar. Do të themi se tek cili bllok vendesh sheh interesin e tij shumë imediat. Nuk jemi më në një pamje globale. Sot Evropa sheh interesin e saj, që është Ukraina. Izraeli sheh interesin e tij, që është Irani. Kina sheh interesin e saj që është deti i Kinës dhe që është Tajvani. Amerikanët që ndonëse thonë që kanë një pamje globale, sot kanë interesin e tyre që është premtimi i Donald Trump që është të mos angazhohet më në luftëra botërore dhe që Amerika sot të luftojë inflacionin.

Problemi sot është që bashkimi i gjithë këtyre blloqeve, krijon ngërçe. Si mundet Trump sot që edhe të jetë mbështetësi më i madh i Izraelit, të ndikojë tek Irani, ku ka bërë premtimin që s’do të futë më vendin e tij në luftë.

Të fundit