Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pse është zgjedhur Belgjika për vuajtjen e dënimit nga të dënuarit e Gjykatës Speciale?

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje me Belgjikën, që të dënuarit nga kjo gjykatë të mund ta vuajnë dënimin me burgim në këtë shtet.
“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Mbretëria e Belgjikës riafirmon përkushtimin e fuqishëm të saj ndaj drejtësisë penale ndërkombëtare dhe aftësinë e Dhomave të Specializuara për të kryer mandatin e vet”, ka thënë kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, sipas një njoftimi për media.
Kurse, vlen të përmendet se në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryetarëve të Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.
Burjani: Reagime mund të ketë, por jo si dikur
Juristi Blerim Bujrani, në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se Belgjika është vendi i radhës që pranon të dënuarit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, për shkak të kontrollit më të rreptë dhe kujdesit më të lartë ndaj të burgosurve.
Sipas tij, Kosova, megjithëse ka të drejtë ligjore që dënimet të mbahen në vend, nuk gëzon besim ndërkombëtar për këtë çështje.
“Belgjika është caktuar si vend ku kontrolli është më i rreptë, po ashtu edhe kujdesi ndaj të burgosurve, por edhe për shkak se ka pranuar marrëveshjen për të marrë të dënuarit. Deri më tash, Holanda ka qenë vendi ku janë mbajtur të burgosurit. Këtu fjala nuk është për drejtësi ndërkombëtare – Kosova ka të drejtë të plotë ligjore dhe ndërkombëtare që të burgosurit ta vuajnë dënimin në shtetin e tyre, por nuk i besohet Kosovës për këtë çështje, andaj e vetmja rrugë mbetet që dënimin ta mbajnë në një shtet tjetër.
Reagime mund të ketë, por jo si dikur. Kosova është zhytur në varfëri të mëdha ekonomike, që mund të sjellin kriza edhe më të mëdha dhe protesta në të ardhmen, ose do të përballet me ikje masive të qytetarëve. Këtu në Kosovë nuk ka siguri çfarëdo – as ekonomike, as shëndetësore, e as sociale – pra mungon plotësisht.
Kosova është shtet i partive politike, por jo i qytetarëve të saj. 32 herë dështoi të konstituohet Kuvendi. Edhe po të konstituohen të gjitha institucionet, prapa na presin probleme të mëdha ekonomike – e lëre më të mos formohen fare”, deklaron ai.
Një vendim juridik
Nijazi Halili, studiues i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtar, për “Bota sot”, ka komentuar vendimin për dërgimin e të dënuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Belgjikë, duke theksuar se, ndonëse është një vendim juridik, ai ka jehonë të thellë politike dhe emocionale në Kosovë.
Sipas tij, shumë qytetarë e perceptojnë këtë si një largim të drejtësisë nga Kosova dhe një trajtim të ashpër ndaj historisë së luftës çlirimtare dhe figurave të UÇK-së.
Tutje, ai shton se, ky nuk është thjesht një veprim teknik, por një akt me domethënie të thellë për ndjenjën kolektive të drejtësisë në vend.
“Në përgjigje të pyetjeve të parashtruara, dëshiroj të theksoj se vendimi që të dënuarit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës t’i vuajnë dënimet në Belgjikë është, në thelb, një vendim juridik. Megjithatë, ai mbart pa dyshim jehonë politike dhe emocionale në opinionin publik kosovar.
Ky vendim nuk duhet të shihet vetëm si një çështje teknike e transferimit të të burgosurve në një shtet me standarde të larta penitenciare. Përkundrazi, ai perceptohet nga një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve si një vazhdimësi e largimit të drejtësisë nga vetë Kosova. Për shumëkënd, kjo nënkupton një akt simbolik të dënimit të historisë së luftës çlirimtare dhe një përforcim i bindjes se Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe figurat e saj kryesore po trajtohen me një standard të veçantë dhe më të ashpër”, deklaron ai.
Në fund, ai shton se vendimi që të dënuarit nga Dhomat e Specializuara të vuajnë dënimet në Belgjikë pritet të shkaktojnë reagime të forta në opinionin publik.
“Reagimet në opinionin publik pritet të jenë të ndjeshme për disa arsye thelbësore:
1. U largua nga vendi edhe vuajtja e dënimit, çka për një pjesë të shoqërisë simbolizon ndëshkim të dyfishtë – jo vetëm penal, por edhe identitar dhe moral.
2. Mosbesimi ndaj Dhomave të Specializuara është tashmë i thellë dhe i përhapur. Ky vendim mund të interpretohet si konfirmim i perceptimeve për një sistem të njëanshëm dhe të padrejtë.
3. Familjarët dhe mbështetësit e të dënuarve e përjetojnë këtë si largim jo vetëm fizik, por edhe si privim nga kontakti me ta, për shkak të distancës gjeografike dhe vështirësive praktike në realizimin e vizitave.
Në këtë kontekst del në pah nevoja që institucionet e Kosovës të veprojnë me maturi, kujdes dhe transparencë. Ato duhet të informojnë publikun në mënyrë të qartë për arsyet juridike dhe teknike që kanë çuar në këtë vendim, si dhe të kërkojnë garantimin e të drejtave humane dhe dinjitetit të të dënuarve. Përndryshe, ekziston rreziku real që ky zhvillim të shndërrohet në temë për retorikë politike dhe të thellojë më tej ndarjet mes institucioneve dhe shoqërisë”, - përfundon ai për “Bota sot”.
Ndryshe, trupi Gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë e ka caktuar 12 qershorin si afat të fundit kur ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit mund ta dorëzojnë mocionin e përbashkët për rrëzimin e aktakuzës, ndërsa Prokuroria të dorëzojë përgjigjen deri më 7 korrik./Botasot
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38