Flash News

Ditari i Opozitës

Kolegji rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Lezhë

Kolegji rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri të
Foto ilustruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kwtw tw mwrkurw ankimimin e Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, duke e cilësuar të pabazuar.

PD paraqiti një kërkesë sa i takon procesit zgjedhor të 11 majit ku deklaroi se në këtë qark ka pasur tentativa për manipulim votash, përfshirë dhe ato të Diasporës. 

Kolegji Zgjedhor pritet të shqyrtojë ankimimet e paraqitura nga PD edhe për qarqet Gjirokastër, Korçë dhe Kukës.

Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në këto qarqe, duke argumentuar se procesi ka qenë i manipuluar dhe jo transparent.

Krahas pavlefshmërisë, PD ka kërkuar edhe përsëritjen e zgjedhjeve në këto zona.

Të fundit