Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shqipëria përballë rrezikut të një lufte, eksperti Softa në Politiko: Iran-Izrael, përshkallëzim që mund të ndikojë edhe sigurinë në Ballkan

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka komentuar zhvillimet e fundit mes Iranit dhe Izraelit, duke i cilësuar si një përshkallëzim serioz që mund të ndikojë drejtpërdrejt edhe sigurinë në Ballkan dhe Shqipëri.
Gjatë një interviste për Politiko.al, eksperti Softa tha se, sulmi iranian me raketa balistike të teknologjisë së avancuar – përfshirë raketat supersonike Fattah-1 dhe Kheibar Shekan – ndaj Izraelit është një sinjal i qartë se rajoni i Lindjes së Mesme po hyn në një fazë kritike konflikti.
Pavarësisht mbrojtjes së avancuar izraelite përmes “Kupolës së Hekurt”, raketat balistike janë shumë të vështira për t’u kapur dhe kanë shkaktuar dëme reale.
“Ky është një moment delikat për sigurinë botërore. Rreziku i përshkallëzimit është më i lartë se kurrë,” u shpreh Softa, duke përmendur edhe paralajmërimet e Iranit për goditjen e bazave amerikane në rajon dhe hartat që identifikojnë shtete ‘armike’.
Në këtë kontekst, eksperti vlerëson si pozitive evakuimin e qytetarëve shqiptarë nga Izraeli, duke e krahasuar me reagimet e vendeve perëndimore.
Megjithatë, ai ngre shqetësime të mëdha për përgatitjen reale të shtetit shqiptar në rast të një krize më të madhe.
“Shqipëria nuk ka rezerva shtetërore ushqimore, strehime për popullsinë dhe ka kapacitete të kufizuara në menaxhimin e emergjencave. Mbrojtja e vetme e besueshme mbetet NATO, por dhe kjo është e paprovuar në një situatë reale lufte,” thekson ai.
Për më tepër, Ballkani, sipas Softës, mund të jetë një terren i përshtatshëm për aktivitetet hibride të Iranit: “Rreziku i aktivizimit të agjenturës, i krimeve kibernetike apo i trazirave të stimuluara nga elementë të radikalizuar është real.”
Në përfundim, eksperti i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të vlerësojnë me seriozitet situatën, duke marrë masa për forcimin e sigurisë kombëtare dhe rritjen e qëndrueshmërisë përballë krizave ndërkombëtare që mund të ndikojnë drejtpërdrejt vendin.
Intervista e plotë
1. Si e lexoni sulmin e Iranit ndaj Izraelit? A jemi përballë një përshkallëzimi të pakthyeshëm në Lindjen e Mesme?
EKSPERTI: Situata në këtë konflikt është kritike. Sulmi i Izraelit ndaj objektivave ku pasurohej uranium, ndaj shkencëtarëve të përfshirë në industrinë e luftës, dhe nivelit të lartë të drejtimit ushtarak prodhoi pasoja dhe një reagim të menjëhershëm nga Irani. Ky sulm iranian me raketa supersonike testoi kapacitetet e Kupolës së Hekurt, mburojën mbrojtëse shumë të kushtueshme të Izraelit. Edhe pse një pjesë e madhe e raketave u detektuan dhe u eliminuan, mbetjet dhe disa raketa që depërtuan shkaktuan dëme materiale dhe njerëzore në Izrael.
Zyrtarët ushtarakë izraelitë kanë theksuar vazhdimisht se asnjë mburojë nuk është plotësisht e padëpërtueshme, madje as Kupola e Hekurt, e teknologjisë më të avancuar, nuk mund të përshkruhet si “hermetike” dhe e papërshkueshme.
Sulmi iranian u bazua në raketa balistike të avancuara me rreze të mesme veprimi. Këto raketa fluturojnë shumë lart dhe kthehen në Tokë me shpejtësi supersonike, duke i bërë ato shumë më të vështira për t’u kapur nga mbrojtja antiraketore. Raportet e mediave ndërkombëtare tregojnë se Teherani përdori në këtë sulm raketat balistike supersonike Fattah-1 dhe Kheibar Shekan.
Kjo situatë mund të ndërlikohet më tej, dhe rreziku i përshkallëzimit apo i zgjerimit të konfliktit e bën edhe më serioze dinamikën aktuale.
Deklaratat e Iranit për mundësinë e goditjes së bazave amerikane në rajon, si dhe publikimi i një harte me shtete të konsideruara si "armike" dhe të rrezikuara për t'u sulmuar, e shtojnë ndjeshëm tensionin dhe pasigurinë në shkallë globale.
2. Shqipëria evakuoi disa qytetarë nga Izraeli pas tensioneve. Çfarë mesazhi jep ky veprim për sigurinë rajonale dhe për përgatitjen e shtetit shqiptar në situata krize ndërkombëtare?
EKSPERTI: Shqipëria evakuoi disa shtetas nga Izraeli, dhe ky është një hap për t’u përgëzuar, pasi ndjek modelin e vendeve të tjera perëndimore që evakuojnë stafet diplomatike dhe qytetarët për t’i mbrojtur në situata të rrezikshme.
Megjithatë, Shqipëria përballet me sfida serioze në rastet kur mund të bëhet objektiv i kërcënimeve nga Irani, si anëtare e NATO-s, por edhe si një vend i cilësuar “armik” nga Teherani, për shkak të strehimit të opozitës iraniane në Manzë. Po ashtu, vendi ka qenë më parë objekt i sulmeve të mëdha kibernetike ndaj infrastrukturës së tij kritike digjitale, duke ekspozuar mangësi të dukshme në siguri.
Në rast të një përfshirjeje në një konflikt ushtarak apo përballjeje me një krizë të rëndë, Shqipëria nuk ka rezerva shtetërore ushqimore, nuk disponon strehime për popullsinë dhe ka mangësi të mëdha në teknologji dhe burime njerëzore në fushën e mbrojtjes.
Edhe për emergjencat civile, vendi përballet me vështirësi, siç është vërejtur gjatë zjarreve në sezonin e verës, ku shpeshherë mbështetja vjen nga vendet fqinje përmes avionëve apo helikopterëve.
E vetmja shpresë reale mbetet mbështetja e NATO-s, por edhe kjo, në rastin e një konflikti të drejtpërdrejtë, mbetet e paprovuar në aspektin e efektivitetit dhe kohës së reagimit.
3. Ka pasur paralajmërime për ndikim të Iranit edhe në rajonin tonë, përmes lidhjeve të fshehta apo aktiviteteve hibride. A përbën Ballkani një terren i përshtatshëm për rrjete të influencës iraniane, dhe a duhet të shqetësohet Shqipëria në këtë kontekst?"
EKSPERTI: Irani është një shtet që mbështet dhe financon terrorizmin ndërkombëtar. Ekziston një rrezik real që të aktivizojë agjenturën e tij — persona të rekrutuar dhe të indoktrinuar — të cilët mund të shkaktojnë trazira ose të kryejnë krime kibernetike.
Kjo luftë frontale me Izraelin nuk mund të fitohet nga Irani, pasi Izraeli është një fuqi ushtarake superiore, e mbështetur në teknologji të avancuar dhe në aleanca të forta, veçanërisht me SHBA-në.
Këto të fundit kanë si synim të rrëzojnë sistemin politik të Iranit dhe ta detyrojnë atë të tërhiqet nga planet për ndërtimin e armëve bërthamore — nëse këto tashmë janë prodhuar.
Një rrezik tjetër serioz për stabilitetin rajonal është edhe Pakistani, një shtet që tashmë zotëron armë bërthamore dhe përfaqëson një pikë tensioni në rast përshkallëzimi global.
Shqipëria duhet ta vlerësojë me shumë seriozitet situatën dhe rrezikun në rast se konflikti del jashtë kontrollit, pasi pasojat mund të jenë reale dhe të drejtpërdrejta për sigurinë kombëtare dhe për elementët e infrastrukturës kritike të vendit. / Përgatiti NETA FERO
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38