Flash News

E-TJERA

Mot i paqëndrueshëm me alternime vranësirash, ja parashikimi për këtë të mërkurë

Mot i paqëndrueshëm me alternime vranësirash, ja parashikimi

Të mërkurën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti do të shfaqet me kthjellime të herëpashershme, por nuk do të mungojnë as alternimet e vranësirave, të cilat lokalisht mund të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut priten gjatë orëve të mesditës, duke përfshirë pothuajse gjithë territorin e vendit. Reshjet do të jenë të karakterit të dobët.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim-juglindje me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s, ndërsa në lugina dhe zona bregdetare mund të arrijë deri në 10 m/s në intervale të caktuara.

Deti do të jetë relativisht e qetë, me valëzim që do të variojë nga 1 deri në 2 ballë.

Të fundit