Flash News

E-TJERA

Person me rrezikshmëri shoqërore, arrstohet 27-vjeçari në Pogradec

Person me rrezikshmëri shoqërore, arrstohet 27-vjeçari në

Një 27-vjeçar në Pogradec është vënë në pranga pasi konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Shtetasi F. M., mbante armë zjarri dhe shpërndante lëndë narkotike. 27-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan municione luftarake, armë, karta bankare, pasaportë, si edhe mjeti i tij.

“Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe i punës së pandërprerë, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, për një shtetas që posedonte armë zjarri dhe shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Pogradecit, shtetas me precedent kriminal, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Seksionit të Krimeve të Rënda dhe Shqiponjat, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cold Hand”.

Gjatë operacionit, shërbimet Operacionale të DVP Korçë kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. M., 27 vjeç, banues në Pogradec, me rrezikshmëri shoqërore.

Gjatë kontrollit fizik, kontrollit të automjetit dhe kontrollit të banesës në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasit F. M. iu gjetën në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, 2 armë zjarri pistoletë, 1 silenciator, 3 krehra, 1 shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 5 aparate celularë, 2 karta banke, 1 pasaportë biometrike dhe një shumë parash (lekë, euro dhe dollarë australianë).

Gjithashtu u sekuestrua dhe automjeti i tij”, njofton policia.

Të fundit