
Flash News
Rama porosit rifreskimin e stafeve në bashki, përjashton Tiranën
Dogji 10 ha tokë në Rrogozhinë, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)
Rama i heq menaxhimin e ujësjellësave bashkive, paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës
'Ligji mbi banorët, jo mbi oligarkët': Rama 'show' me shembjet në Theth
Rama nis mbledhjen me deputetët e Tiranës, në takim dhe drejtuesit e bashkisë
Sulmet izraelite në 24 orët e fundit, të paktën 140 të vrarë në Gaza

Sulmet izraelite i kanë vrarë të paktën 140 njerëz në gjithë Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, thanë zyrtarët shëndetësorë të mërkurën. Të paktën 40 nga numri i përgjithshëm i të vrarëve gjatë ditës së fundit humbën jetën si pasojë e të shtënave dhe sulmeve ajrore izraelite të mërkurën, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazë.
Në mesin e tyre ka edhe palestinezë të vrarë duke pritur për të marrë ndihma ushqimore, siç ka ndodhur pothuajse çdo ditë gjatë tre javëve që kur Izraeli hoqi pjesërisht bllokadën e plotë mbi territorin. Punonjësit mjekësorë thanë se sulme të ndara ajrore mbi shtëpi në kampin e refugjatëve Maghazi, lagjen Zeitoun dhe në qytetin e Gazës, në pjesën qendrore dhe veriore të saj, vranë të paktën 21 njerëz.
Ndërkohë, pesë të tjerë humbën jetën në një sulm ajror mbi një kamp në Han Junis, në jug të Gazës. Katërmbëdhjetë njerëz të tjerë u vranë nga zjarri izraelit mbi turma palestinezësh të zhvendosur që prisnin kamionët me ndihma të sjella nga Kombet e Bashkuara përgjatë rrugës Salahudin në Gazën qendrore, sipas mjekëve.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se po hetojnë raportet për vdekjen e njerëzve që prisnin për ndihma ushqimore. Lidhur me sulmet e tjera, IDF-ja deklaroi se "po veprojnë për të shkatërruar kapacitetet ushtarake të Hamasit" dhe po marrin "masa të mundshme për të kufizuar dëmet ndaj civilëve".
Hamasi është grup militant i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Të martën, Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se 397 palestinezë që po përpiqeshin të merrnin ndihma ushqimore janë vrarë dhe më shumë se 3.000 janë plagosur që nga rifillimi i dërgesave të ndihmave në fund të majit.
Disa në Gazë shprehën shqetësimin se përshkallëzimi i fundit i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, që filloi në tetor 2023, po anashkalohet pasi vëmendja është zhvendosur te konflikti midis Izraelit dhe Iranit që nisi javën e kaluar.
"Po na masakrojnë në Gazë, ditë e natë, por vëmendja është zhvendosur te lufta Izrael-Iran. Ka shumë pak lajme për Gazën këto ditë", tha Adel, një banor i qytetit të Gazës.
"Kush nuk vdes nga bombat izraelite, vdes nga uria. Njerëzit rrezikojnë jetën çdo ditë për të marrë ushqim, dhe përfundojnë të vrarë, me gjakun e tyre që njollos thasët me miell që menduan se i kishin fituar", i tha ai agjencisë Reuters përmes një aplikacioni komunikimi.
Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 njerëz dhe duke marrë afër 250 pengje. Izraeli thotë se 58 pengje mbeten në Gazë, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur. Që atëherë, lufta e Izraelit ka vrarë më shumë se 55.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./ REL
Të fundit


Gazeta austriake: Ndalimi i TikTok në Shqipëri, një eksperiment i dështuar
14 Korrik 2025, 10:40
Rama porosit rifreskimin e stafeve në bashki, përjashton Tiranën
14 Korrik 2025, 10:25
Dogji 10 ha tokë në Rrogozhinë, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)
14 Korrik 2025, 10:12

BIRN: Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet
14 Korrik 2025, 09:47

Thethi u rrejt e u tradhëtua
14 Korrik 2025, 09:20
'Ligji mbi banorët, jo mbi oligarkët': Rama 'show' me shembjet në Theth
14 Korrik 2025, 09:07
Gjermania propozon kufizim e fëmijëve emigrantë në shkolla
14 Korrik 2025, 08:57
Rama nis mbledhjen me deputetët e Tiranës, në takim dhe drejtuesit e bashkisë
14 Korrik 2025, 08:49
Shqipëria shënon rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit
14 Korrik 2025, 08:32
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
14 Korrik 2025, 08:23
Mot i kthjellët dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi për këtë të hënë
14 Korrik 2025, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Korrik 2025, 07:53

Tiranë/ I moshuari gjendet pa shenja jete nga i biri në banesë
13 Korrik 2025, 21:33
Pse duhet të hamë më shumë ushqime bimore?
13 Korrik 2025, 21:14
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
13 Korrik 2025, 20:47


Përplasen dy motorë uji në Golem, plagoset 31-vjeçari nga Kosova
13 Korrik 2025, 19:43
Liverpool nderon Diogo Jota-n në ndeshjen e parë pas vdekjes së tij
13 Korrik 2025, 19:12

Në mungesë të shtetit ligjor, “ndërhyrja’ në Theth është dhunim
13 Korrik 2025, 18:24
Vladaj: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do vijnë në ndihmë të Thethit
13 Korrik 2025, 18:07
Aksident te Rruga e Arbrit, makina përplasen “kokë më kokë”, plagosen dy shoferët
13 Korrik 2025, 17:41
Getoar Selimi rrëfen betejën me kancerin: Nuk doja mëshirë, e mbajta të fshehtë
13 Korrik 2025, 17:24
Rama mbledh nesër deputetët dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës
13 Korrik 2025, 17:04

Si ndryshon truri i fëmijëve në moshën 6-vjeçare?
13 Korrik 2025, 16:20

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin
13 Korrik 2025, 15:36
Aksidenti me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 19-vjeçari
13 Korrik 2025, 15:19



Humbi kontrollin me motor, plagoset shtetasi kroat në aksin “Qafë Mali- Fierz”
13 Korrik 2025, 14:10
Marka 'Trump' nuk ndalet, nga Sazani drejt Bukureshtit me kulla luksoze
13 Korrik 2025, 13:48
Rrezikuan pushuesit, bllokohen 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman
13 Korrik 2025, 13:28
Ish-notarët kujtojnë lavdinë e humbur të sporteve të ujit në Durrës
13 Korrik 2025, 13:06

Thirrja nga Bajraku i Shalës: Thethi nuk është për t’u rrënuar, por për t’u ruajtur
13 Korrik 2025, 12:23

Tabaku dhe Beyer: Lufta në Ukrainë kërkon një BE më aktive në Ballkan
13 Korrik 2025, 11:44
Ndodh në Kavajë, djali inskenon rrëmbimin për të marrë para nga babai
13 Korrik 2025, 11:28

BE dhe Meksika kritikojnë tarifën e propozuar prej 30% të Trump
13 Korrik 2025, 10:43
Tronditet Maqedonia e Veriut: Babai vret të birin dhe nipin, pastaj vetëvritet
13 Korrik 2025, 10:19


Donald Trump njofton një tarifë prej 30% për importet nga BE-ja
13 Korrik 2025, 09:15
Turizmi një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar
13 Korrik 2025, 08:58
Me temperatura deri ne 37 gradë, si parashikohet moti sot
13 Korrik 2025, 08:34
Ç'parashikojnë yjet për ju sot
13 Korrik 2025, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Korrik 2025, 08:01
Ushqimet jo aq të pasura me fibra që zorrët tuaja kanë vërtet nevojë
12 Korrik 2025, 21:56
Katër shenjat e horoskopit që do të ‘korrin’ sukses gjatë këtij muaji
12 Korrik 2025, 21:41

Kapen me kokainë në xhep, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali
12 Korrik 2025, 20:53
Mbipopullimi i burgjeve, Suedia merr me qira qeli nga Estonia
12 Korrik 2025, 20:33
Gjendet i vdekur në sediljen e një makine 50-vjeçari në Shkodër
12 Korrik 2025, 20:15
Panik në ajër/ Përfshihet nga flakët avioni mbi Itali
12 Korrik 2025, 19:51
Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira për shqiptarët
12 Korrik 2025, 19:25
Gjyqet e Metës dhe Veliajt! Lala: Ja çfarë po ndodh me çështjen e tyre
12 Korrik 2025, 19:06
Shpërthen bombola e gazit brenda banesës në Shkodër
12 Korrik 2025, 18:52

Nga fjala e burrit tek fadromat e shtetit!
12 Korrik 2025, 18:20
Tensionet në Theth, Zhupa: Rama, shembulli tipik i një diktatori modern
12 Korrik 2025, 18:06
“Lahesha me kanaçe", Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit
12 Korrik 2025, 17:42
A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës
12 Korrik 2025, 17:38
Shkarkimet masive nga puna, ish-ambasadorja Yuri Kim në protestën para DASH
12 Korrik 2025, 17:26
Dhunoi nënën e saj, arrestohet 30-vjeçarja në Korçë
12 Korrik 2025, 17:15
Përplasen makinat në Bulqizë, dy të plagosur
12 Korrik 2025, 16:59
Aksioni në Theth, banori mes lotëve: Motra shiti gjakun, sakrifikoi gjithçka
12 Korrik 2025, 16:48
Fshatari, rosa dhe turisti
12 Korrik 2025, 16:39
Si të qëndrosh klasike këtë verë? Pesë mënyra për një pamje të kuruar
12 Korrik 2025, 16:29


Tensionet në Theth, Maliqi: Është mbushur kupa! Rilindjen po e mbyt zullumi
12 Korrik 2025, 16:00
Radhë kilometrike në Qafë-Thanë, qytetarët presin për të kaluar kufirin
12 Korrik 2025, 15:56

Lufta/ Rusia kryen sërish sulme vdekjeprurëse në Ukrainë
12 Korrik 2025, 15:30
Ekstradohen tre shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar
12 Korrik 2025, 15:20
"Situata në Theth akt kriminal"/ Blushi: Po promovohet turizmi i kallashnikovëve
12 Korrik 2025, 15:14
Boçi në mbështetje të banorëve të Thethit: Rama po rrëmben perlat e Shqipërisë
12 Korrik 2025, 14:59
Rama si dispeçer i qumështit pluhur
12 Korrik 2025, 14:51
Policia konfirmon vdekjen e ish-ambasadorit gjerman: U gjet në një dhomë hoteli në Golem
12 Korrik 2025, 14:40


Lirohen dy hapësira publike në Tiranë, procedohen 2 persona
12 Korrik 2025, 14:01
5 aktivitetet që duhet të bëni çdo ditë për një shëndet të plotë
12 Korrik 2025, 13:46
Drejtorët
12 Korrik 2025, 13:33
Zbulohen mbi 1000 rrënjë kanabis në Greqi, arrestohen tre shqiptarë
12 Korrik 2025, 13:20
Ndërron jetë në Durrës ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum
12 Korrik 2025, 13:13



DASH në Serbi, Vuçiç: Dialogu është rruga për zgjidhjen e çështjeve të hapura
12 Korrik 2025, 12:48