Flash News

E-TJERA

Shkaqet e vdekjeve në Shqipëri, kryesojnë sëmundjet e zemrës, shënojnë rritje vetëv*asjet

Shkaqet e vdekjeve në Shqipëri, kryesojnë sëmundjet e

Gjatë vitit 2024, në Shqipëri janë regjistruar 22.102 vdekje, duke shënuar një rritje me 3.85 krahasuar me vitin 2023.

Sipas të dhënave të publikar nga INSTAT, 97,0 % e vdekjeve kanë ndodhur si pasojë e shkaqeve natyrale. Aksidentet zënë 1.95% të shkaqeve për humbjen e jetëve në vend, duke shënuar një ulje prej 0,5 pikë përqindje.

Sëmundjet kronike të zemrës kryesojnë shkaqet e vdekjeve natyrale me 39,1 %, më pas sëmundjet ishemike të zemrës me 23,2 %  dhe sëmundjet e enëve të trurit me 20,6 %.

Më pas vijnë vrasjet, që zënë 0.2%, shifër kjo më e ulë krahasuar me vitin 2023 që zinte 0.8% të shkaqeve të vdekjes.

Vetëvrasjet kanë shënuar rritje nga 0.85 në vitin 2023 kanë shkuar në 0.9% për vitin 2024. Rastet e vetëvrasjeve, sidomos në grupmoshat e reja, janë kthyer në shqetësim.

Sa i përket, vdekshmërisë sipas moshës: për grupmoshën 0-19 vjeç, dominon grupi “Sëmundje që shfaqen në periudhën rreth lindjes” me 30,8 %, i ndjekur nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut me 26,2 %; për grupmoshën 20-44 vjeç, dëmtimet traumatike dhe helmimet përbëjnë 28,0 %, ndërsa sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut zënë 32,7 %.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit