Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Manzë - Gjiri i Lalzit, plagosen 4 të rinj, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Manzë - Gjiri i Lalzit, plagosen 4 të rinj,

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rrugor Manzë – Gjiri i Lalzit. Dy makina tip "Benz" janë përplasur me njëra tjetrën në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur katër të rinj. 

Bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur një 18-vjeçar dhe tre adoleshentë të moshës 15 vjeç, identiteti i të cilëve ende nuk dihet. 

Sipas informacioneve paraprake, adoleshentët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i njërës prej makinave, i cili ka pësuar fraktura të shumta në gjymtyrë, është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit