Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Zgjedhjet nuk janë kapitull i mbyllur për PD! Presim raportin final nga EPP për shkeljet

Tabaku: Zgjedhjet nuk janë kapitull i mbyllur  për PD! Presim raportin
Jorida Tabaku

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka folur ditën e sotme mbi zgjedhjet e 11 Majit dhe raportet të cilat evidentojnë shkeljet që janë bërë gjatë procesit zgjedhor.

Në një intervistë për News 24, Tabaku ka deklaruar se zgjedhjet e 11 majit nuk janë një kapitull i mbyllur për PD. Ajo shtoi se zgjedhjet do të denoncohen dhe pritet që Partitë Popullore Europiane të sjellin në Shqipëri një mision fakt-mbledhës për shkeljet në procesin zgjedhor.

“Zgjedhjet së pari për PD nuk janë kapitull i mbyllur, presim raportin final presim një mision fakte mbledhës nga EPP, por nuk janë kapitull i mbyllur as për Komisionin e Jashtëm të PE. Në korrik do të miratohet raporti final. Menjëherë më pas komisioni do të bëjë një plan pune për mision fakt mbledhës në Shqipëri në fillim të 2026”, tha Tabaku.

Deputetja e PD-së shtoi më tej se nëse zgjedhjet nuk mbahen siç e kërkojnë standardet europiane, Shqipëria mund të bëjë hapa pas në procesin e integrimit, ashtu siç ka ndodhur me Serbinë.

“Shqipëria është duke u kontrolluar për grupkapitullin e parë, sepse është hapur i pari e do të mbyllet i fundit. Nuk ka rrugë tjetër Shqipëria veç zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme, që këtë radhë nuk ishin. Shumë vende të rajonit, për shkak të cënimit të grapkapitullit të parë kanë bërë hapa pas”, tha ajo.

Jorida Tabaku deklaroi se PD do të vijojë të thotë të vërtetën në çdo institucion ndërkombëtar për vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit.

Të fundit