E-TJERA

"Marrin lekë ‘ditën për diell’", Karamuço: Gjyqtarët që kaluan vetting-un, më të korruptuarit

"Marrin lekë ‘ditën për diell’",

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço paralajmëroi se kalimi i vetting-ut po keqinterpretohet si një formë imuniteti nga disa funksionarë të korruptuar.

I ftuar në emisionin “Real Story”, ai tha se ka gjyqtarë e prokurorë që “marrin lekë ditën për diell”.

"Sigurisht që nuk i mohohet puna e mirë SPAK-ut, por ashtu siç e përmendën edhe kolegët vetëm 2-3% e dhënies së drejtësisë, përfshirë Gjykatën e Posaçme dhe Prokurorinë përgjigjen për shtetasin, gati 97-98% vuajnë këto simptomat e rënda që nuk i zgjidhi dot reforma në drejtësi.

Kemi nga ata që kanë kaluar ‘vetting-un’ dhe po korruptohen më shumë nga sa janë korruptuar më përpara, sepse mendojnë se kalimi i ‘vetting-ut’ është një imunitet që nuk më hyn më asnjë gjemb në këmbë edhe kjo duhet parë.

Sepse SPAK po shikon vetëm këto Sky ECC dhe Enco Chat, ku del ndonjë gjyqtarë, ndonjë prokuror. Por ke sot gjyqtarë dhe prokurorë që të marrin ‘ditën për diell’ lekë. Këtyre çfarë do u bësh?! Sepse këta po kalbin dhe po humbin besimin e qytetarëve”, tha Karamuço.

Të fundit