Flash News

Ditari i Opozitës

“Doja të bëhesha shkrimtar”, Berisha rrëfen ëndrrën e lënë përgjysmë

“Doja të bëhesha shkrimtar”, Berisha rrëfen

I zhveshur nga kostumi i politikanit, Sali Berisha ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale, prej fëmijërisë e deri në hapat e parë të hyrjes në politikë.

Në “Flet” me Ilnisa Agollin, kryedemokrati tregoi se si mori titullin “Doktor” duke lënë pas ëndrrën e tij për t’u bërë shkrimtar. Berisha tha se kishte nisur të shkruante një tregim, dhe aty kuptoi se nuk ishte një shkrim që i kishte buruar nga zemra, por nga mendja.

“Që në rininë time te hershme fillova të shkruaja. Poezi kryesisht dhe e mbylla karrierën time letrare pasi shkrova një tregim i frymëzuar nga Prosper Merime. Nga motivet korsikane të Merimes, se ka një “ Ma thonë babanë Mateo Falcone”. Ka një tregim ai. Dhe unë gjeta një histori shumë të ngjashme por reale të Mateo Falkones. E shkrova atë tregim dhe mendova se me atë tregim do të kem një sukses. Mirëpo mbasi mbusha një fletore me të, e lexova dhe nuk më pëlqeu.

E kisha këtë. Se ç’kisha lexuar shumë herët që, Fishta i thoshte Mjedës, “i ke prej mendjes jo prej zemret”. Mirëpo kjo u ngulit në mendjen time si fëmijë. Mu ngulit dhe kjo më brente mua, që poezia duhet të jetë prej zemre, ose shkrimi duhet të jetë prej zemre dhe jo prej mendjes. Dhe e lexoj tregimin, besoj ka qene klasa e 6, ose e 5. E lexoj pasi kisha shkruajtur ditë të tëra dhe e shof që është prej mendje dhe jo prej zemre, dhe i zëmëruar me veten time, betohem që s’do të shkruaj kurrë më...”, deklaroi Berisha.

Të fundit