Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Genc Pollo
Në debatin shqiptar mbi konfliktin e armatosur midis Izraelit e Iranit ka qenë i pranishëm koncepti se Izraeli është një demokraci, ku pushteti kufizohet e është llogaridhënës para popullit e të zgjedhurve të tij, ndërsa Irani është një teokraci ku lideri suprem dhe kasta rreth tij sundon plotësisht mbi shtetasit dhe sistematikisht i keqtrajton ata; për këtë arsye Shqipëria duhet të jetë në krahun e.
Vërtet Shqipëria u pozicionua në favor të Izraelit duke përsëritur formulën e BE të ditës së sulmit izraelit (e premte, 13/06) se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore, se Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes dhe se preferohet një zgjidhje përmes diplomacisë. Por u vu re se ky prononcim i përfaqësuesve qeveritarë erdhi me shumë vonesë: ditën e katërt nga fillimit i konfliktit dhe mbasi u prononcua opozita, si dhe qeveritë në rajon si psh., Prishtina e Shkupi.
Por të kthehemi te motivet pse përkrahet Izraeli: është thënë e përsëritur se Europa (dhe Perëndimi) janë tok me Izraelin në një komunitet vlerash si demokracia, shteti ligjor e respekti për liritë e të drejtat e njeriut (në zhargonin e BE njihen si Kriteret e Kopenhagenit). Këto ngjashmëri përcaktojnë edhe solidaritetin e përkrahjen për Izraelin në këtë moment kritik. Në pjesën tjetër të botës, shumica e demokracive janë në krahun e Izraelit, por ka edhe përjashtime. Po kështu, regjimet autoritare e satrapike janë në përgjithësi me Iranin, por jo pa përjashtime.
Për të venë gjerat në perspektivë lipset të konsiderojmë edhe kriterin e interesit shtetëror dhe atë të ligjit ndërkombëtar.
Interesi shtetëror në këtë çështje është në radhë të parë ai i sigurisë (interesi ekonomik meriton një shqyrtim veças). Që me ardhjen në fuqi të Ajatollah Komenit pra 46 vjetësh, Irani deklaron gati përditë se synon të asgjësojë Izraelin. Pasi të mbarojë punë me Shejtanin e Vogël, siç e quajnë Izraelin udhëheqësit e ajatullahëve, thonë se do të merren me Shejtanin e Madh, ose Amerikën. Për Europën nuk flasin hapur me këtë gjuhë, por kuptohet se e konsiderojnë një shejtan të mesëm. Për shqiptarët, lideri suprem Khamenei tha para 5 vitesh se janë një popull i mbrapshtë.
Ky regjim prej 30 vitesh synon të prodhojë bombën bërthamore. Kë do të asgjësojë me bombë bërthamore? Kuptohet, të parin shejtanin e vogël, Izraelin; pastaj si t’i volisë: Europën, Amerikën, rivalët arabë si Saudia, Irakun, apo edhe Turqinë.Nëse nuk i asgjëson, atëherë i kërcënon e shantazhon. Për këtë i nevojitet bomba bërthamore. Prej njëzet vjetësh bashkësia ndërkombëtare, të tërë pa përjashtim, Europa, Amerika, madje edhe Rusia e Kina në këtë rast, tentojnë që ta pengojnë armatosjen bërthamore të Iranit. Herë me sanksione, herë me marrëveshje e kontrolle, e herë duke e ryshfetuar me miliarda dollarë. Dhe kanë dështuar gjithmonë. Amerika, Europa, Izraeli dhe së fundmi Agjencia Atomike e OKB thonë se Teherani është çerek hapi larg prodhimit të bombës. Maksimumi dy javë i duhen. Raketat për ta lëshuar bombën atomike drejt Tel-Avivit apo Europës i ka bë gati me kohë. Sulmi parandalues i Izraelit synon të asgjësojë këtë kërcënim kapital.
Duke eliminuar përveç komandantëve të gardës së ajatollahëve, edhe teknikët bërthamorë terroristë, si dhe centrifugat ku prodhohet bomba atomike. Izraeli po heq këtë sëpatë varur mbi kokën e popullit izraelit në radhë të parë. Por edhe të popujve në Lindjen e Mesme dhe Europë. Siç u shpreh sot kancelari gjerman: “Izraeli po bën ‘punën e pisët’ për të mirën tonë kolektive”.
Ky sulm ka edhe risqe. Ajatullahët mund të mbyllin Ngushticën e Hormuzit e të bllokojnë 25% të furnizimit botëror me naftë; apo të nxisin terrorizmin në Europë. Çfarëdo që të tentojnë ata, alternativa ndaj mosveprimit është Teherani me pultin e bombës atomike në dorë. Nuk është thjesht alternativa më e keqe, por një makth ekzistencial.
Respekti për ligjin ndërkombëtar është një tjetër kriter për të gjetur se në cilin krah qëndron e drejta në këtë konflikt. Irani ka shkelur vazhdimisht Traktatin e Mospërhapjes së armëve bërthamore, ku është palë që nga viti 1970. Së fundmi, ishte Agjencia Atomike e OKB (IAEA) që konkludoi se programi bërthamor iranian nuk është për qëllime civile.
Gjithashtu Irani ka instaluar, armatosur e trajnuar milici në rajon (Irak, Jemen, Siri, Liban, Gaza) për të kërcënuar e sulmuar çdo shtet rival në Lindjen e Mesme, madje përmes Huthëve në Jemen për disa muaj bllokoi korridorin detar të Detit të Kuq, që është arterie vitale për ekonominë europiane (40% e mallrave). Këto e të tjera e bëjnë Iranin shkelës sistemik e të rrezikshëm të ligjit ndërkombëtar.
Nga ana tjetër, ka zëra në Europë që edhe pse e shohin sulmin izraelit të 13 qershorit si në thelb të justifikuar, insistojnë se duke goditur i pari, Izraeli shkeli ligjin ndërkombëtar. Në fakt, agresioni ndërshtetëror apo edhe kërcënimi me të është ndaluar nga konventat e OKB mbas L2B. Shkelëse të kësaj norme në Europë janë Rusia me agresionin ndaj Ukrainës, apo Serbia e Vuçiçit me kërcënimin e përsëritur ushtarak ndaj Kosovës. Por, në rastin e Izraelit, kemi një goditje parandaluese të një agresioni madhor, në këtë rast atomik. Është “rregulli Caroline” i formuluar në shekullin e 19 dhe i riafirmuar mbas L2B, që lejon të godasësh fort i pari kur je dukshëm i kërcënuar.
Skenari ideal në Iran do të ishte përmbysja e regjimit të ajatollahëve dhe vendosja e një sistemi demokratik e miqësor me fqinjët. Ky është një komb me kulturë të lashtë e të pasur që ne e njohim nga Omar Kajami, Firdusi e të tjerë. Iranianët meritojnë çlirimin nga një regjim gjakatar, që vret e burgos gratë vetëm për shaminë e kokës. Skenari pozitiv do të ishte eliminimi tërësor i potencialit bërthamor në Iranin e ajatullahëve me hir apo me pahir. Dhe me verifikim ndërkombëtar në terren. Ndoshta liria e demokracia do të duhet të presin ende, por të paktën të kemi paqe pa një Hiroshima në shekullin 21.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38