Flash News

Ditari i Opozitës

Maliqi: SPAK-u i rilindjes, pjesë e ndihmës së masakrës së 11 majit, bashkë me Celibashin

Maliqi: SPAK-u i rilindjes, pjesë e ndihmës së masakrës

Kandidati i koalicionit PD-ASHM për Beratin, Lefter Maliqi shprehet i bindur se nëse do të kishte kërkuar hapjen e kutive, do të hapte probleme.

Në një postim në Facebook, Maliqi shkruan se ankimimi i tij nuk do sillte mandat shtesë por vetëm vota të trafikuara.

Po ashtu, ai hedh akuza ndaj kreut të KQZ Ilirjan Celibashi, për të cilin shkruan se qëndron në krye të masakrës zgjedhore.

"Të dashur miq, nuk kërkova hapjen e kutive dhe rinumërim në Qarkun Berat, pasi nuk doja të hapja probleme, pasi i vetmi që u cenua dhe u luftua nga të gjitha krahët isha unë.

Ankimimi im nuk do sillte mandat shtesë por vetëm vota të trafikuara. Unë jam krenar dhe mirënjohës për 5222 votat që mora në Qarkun Berat, e që përkthehet në mandat të sigurt Deputeti, por sistemi i korruptuar me lista të mbyllura, ja dhuroi disa të paaftëve mandatet në shkallë vendi.Këto ishin vota gjaku, mundi, sakrifice dhe djerse duke dalë tek 25 më të votuarit e Opozitës dhe i 2 nga Partia e Lirisë në shkallë vendi pas Presidentit Ilir Meta. Masakra elektorale, blerja, manipulimi, ‘treni bullgar’, kërcënimet, falja e gjobave, bonusi i pensionistëve, kriminelët në fushatë etj, nuk lejojnë rotacioni politik pasi bandat, krimi është një me Qeverinë.

Rinumërimi në Elbasan dje dhe sot në Tiranë e në vazhdim në Durrës e Fier tregon se qindra numërues duhet të arrestohen, por SPAKU i Rilindjes është pjesë e ndihmës së masakrës, bashkë me Celibashin duke dëmtuar rëndë demokracinë, shtetin ligjor dhe duke favorizuar krimin elektoral dhe Qeverinë e skandaleve. Koha t’u tregojmë vendin me vepra!", shkruan Maliqi.

Të fundit