Bota

Komisioni Evropian propozon ndalimin e plotë të importit të gazit rus

Komisioni Evropian propozon ndalimin e plotë të importit të gazit

Komisioni Evropian propozoi sot një ndalim të plotë të importeve të gazit rus në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2027. Bashkimi Evropian ka reduktuar ekspozimin e saj ndaj Rusisë gjatë viteve të fundit pas luftës së Moskës në Ukrainë.

“Rusia është përpjekur vazhdimisht të na shantazhojë duke i përdorur furnizimet e saj me energji si armë. Ne kemi ndërmarrë hapa të qartë për të mbyllur rubinetin dhe për t’i dhënë fund epokës së lëndëve djegëse fosile ruse në Evropë përgjithmonë”, tha presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen në një deklaratë.

Sipas deklaratës se saj, vëllimet e mbetura të gazit rus tani mund të hiqen gradualisht pa ndikim të rëndësishëm ekonomik ose rreziqe për furnizimin falë disponueshmërisë së furnizuesve të mjaftueshëm alternativë në tregun global të gazit.

Komisioni tha se ishte paraqitur një propozim legjislativ – për t’i dhënë fund importeve të gazit rus në bllok.

Të fundit