Flash News

Bota

Braktisi takimin e G7, sqaron Trump: Nuk ka lidhje me armëpushimin, është diçka më e madhe

Braktisi takimin e G7, sqaron Trump: Nuk ka lidhje me armëpushimin,

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka mohuar se është larguar herët nga samiti i udhëheqësve të G7 në Kanada për të punuar mbi një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump iu referua deklaratës së homologut francez Emmanuel Macron, i cili tha se presidenti amerikan kishte lënë takimin për t’u fokusuar te marrëveshja Izrael-Iran.

“Kërkues publiciteti. Presidenti Emmanuel Macron i Francës tha gabimisht se unë u largova nga Samiti i G7, në Kanada, për t'u kthyer në D.C. për të punuar për një "armëpushim" midis Izraelit dhe Iranit. Gabim!

Ai nuk ka ide pse unë jam tani duke shkuar në Uashington, por sigurisht që nuk ka të bëjë fare me një Armëpushim. Shumë më të madh se kaq. Qoftë qëllimisht apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon. Qëndroni të sintonizuar!”, shkruan Trump në “Truth Social”.

Të fundit