Flash News

E-TJERA

Erion Alibej tregon vrasjen e Klevis Kapllanit: Çunat e Fushë Krujës e gjetën të ekzekutuar

Erion Alibej tregon vrasjen e Klevis Kapllanit: Çunat e Fushë
Erion Alibej

I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, vijon dëshminë në seancën gjyqësore për krimet e kryera.

Alibej ka treguar detaje nga vrasja e Klevis Kapllanit, i cili u gjet i vrarë brenda automjetit të tij më 15 shtator 2020 në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

Alibej tha se ai ka qenë ndër të parët që është njoftuar për vrasjen e Kapllanit. Ai tha se Klevis Kapllani punonte si shofer me rrogë mujore, i punësuar nga Nuredin Dumani.

Sipas Alibejt makina që përdorte Kapllani ishte një Audi A6, model i vjetër. Më tej ai tha se Kapllani u gjet i ekzekutuar nga çunat e Fushë Krujës.

“Çunat e Fushë Krujës nuk i kisha parë asnjë herë. Vetem kur u vra Kapllani, ne e kemi marrë vesh të parët. Klevis Kapllani punonte si shofer me rrogë mujore i Nuredinit, që ai të mos përdorte taksi. Ishte një Audi A6, model i vjetër.

Çunat e Fushë Krujës e kanë gjetur të ekzekutuar. Si fytyra, çunat e Fushë Krujës nuk i kam parë. Në sky kisha kontakte me ta. Biseda të shkurtra. I kam pyetur ndonjëherë për Nuredinin”, tha Alibej.

Të fundit