Flash News

Kosova

Gërvalla në samitin e SEECP: Arrestimi i Arbnor Spahiut konfirmon që Serbia është pas Banjskës

Gërvalla në samitin e SEECP: Arrestimi i Arbnor Spahiut konfirmon

Ministrja në detyrë për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ishte sot pjesë e takimit të Ministrave të Jashtëm në Tiranë, në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Në fjalën e saj, Gërvalla ngriti shqetësimin për veprimet destabilizuese në rajon, duke dënuar aktin e agresionit të 24 shtatorit në Banjskë dhe sulmin mbi kanalin Ibër-Lepenc, duke akuzuar Serbinë si përgjegjëse.

Gërvalla dënoi edhe arrestimin e ish-policit Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe, duke e cilësuar këtë si dëshmi të rolit të Serbisë në sulmin në veri të Kosovës.

Në fund, ajo përmendi hapat e ndërmarrë nga Kosova për bashkëpunim rajonal, si zhbllokimi i CEFTA-s dhe heqja e vizave për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës.

“Ndërtimi i një rajoni funksional kërkon drejtësi, barazi dhe llogaridhënie të ndërsjellë”, theksoi Gërvalla, duke bërë thirrje për më shumë përgjegjësi dhe solidaritet ndërmjet vendeve të rajonit.

Të fundit