Flash News

E-TJERA

Kapet me armë zjarri në valixhe, arrestohet në Rinas shqiptaro-kanadezi (EMRI)

Kapet me armë zjarri në valixhe, arrestohet në Rinas
Arma e sekuestruara

Një shqiptar me nënshtetësi kanadeze është arrestuar ditën e sotme nga Policia pasi akuzohet për trafikim armësh. Policia bën me dije se, Arben Qinami, është kapur në Rinas me një armë zjarri pistoletë me municion luftarak të futur brenda bagazheve të tij. 

Sipas Policisë arma, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale do të trafikohej nga Shqipëria drejt Gjermanisë. 

"Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”, në kuadër të të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Gjermani.

Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë në dalje të Shqipërisë dhe u vu në pranga shtetasi shqiptar me nënshtetësi kanadeze A. Q., banues në Kanada.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak",- thuhet në njoftimin e Policisë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Të fundit