Flash News

Ditari i Maxhorancës

Në fillim “studentë” pastaj deputetë, socialistët nisin të hënën “Akademinë Politike”

Në fillim “studentë” pastaj deputetë,

Depuetët e rinj të PS që dolën fitues në zgjedhjet e 11 Majit, do të nisin të hënën të ashtuquajturën “Akademia Politike”.

Nga data 20 qershor deri më 20 korrik, socialistët do të jenë “studentë” të cilët do të mësojnë se si të sillen si deputetë, apo edhe se si të përfaqësojnë zgjedhësit në Parlament.

Lektorë do të jenë figurat e vjetra të PS të cilët do të japin lëndët përkatëse për deputetët e rinj.

Moduli i parë, me lektorë Edi Ramën, Fatmir Xhafajn, Erion Braçen dhe Niko Peleshin është roli kushtetues i deputetit, marrëdhënia me elektoratin dhe etika e përfaqësimit.

Moduli i dytë, me lektorë Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu, i dedikohet Arkitekturës së Kuvendit dhe procesit legjislativ.

Moduli i tretë, marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare, do të shpjegohen nga Elisa Spiropali, Adea Pirdeni dhe Olta Xhaçka.

Komunikimi politik është moduli i katërt, me Taulant Ballën, Endri Fugën dhe Eduard Shalsin që do t’i tregojnë deputetëve të rinj si të performojnë.

“PS dhe vizioni 2030” është moduli i pestë, që do të sillet në Akademinë Politike prej Milva Ekonomit, Bledi Çuçit dhe Evis Kushit.

Të fundit