Flash News

E-TJERA

Gjykata e Posaçme lë në burg Veliajn, SPAK paraqet prova të reja

Gjykata e Posaçme lë në burg Veliajn, SPAK paraqet prova

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjykata ka konfirmuar gjithashtu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për biznesmenin dhe mikun e ngushtë të Veliajt, Elman Abule.

Avokatët mbrojtës kërkuan ndryshimin e masave të sigurisë, duke propozuar zëvendësimin me masa më të buta dhe ofruan garanci pasurore, por GJKKO vendosi të mos pranojë kërkesat.

Prokuroria ka paraqitur si argument të ri faktin se apartamenti që ndodhet mbi banesën e Veliajt zotërohet në mënyrë të tërthortë nga çifti Xoxa–Veliaj, çka ngre dyshime për pasuri të padeklaruara ose të fshehura.

Sipas SPAK, bazuar në hetimet e kryera dhe akuzat e ngritura, nuk ekzistojnë kushte për ndryshimin e masës së sigurisë.

Të fundit