Flash News

E-TJERA

Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ku ishte shënjestra që nuk realizuan dot

Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ku ishte

Në tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Shqipëria është pozicionuar krah këtij të fundit edhe për shkak se vendi ynë strehon muxhahedinët, kundërshtarët e regjimit të Iranit.

Kujtojmë se ata strehohen në një kamp në Manzë të Durrësit, dhe prej andej ata ishin përfshirë edhe në aktivitet kibernetik ndaj regjimit të Teheranit.

Eksperti Xhavit Shala, i ftuar në Klan News tha se Irani ka synuar të godiste Shqipërinë me raketa në vitin 2023, pikërisht kampin e muxhahedinë në Manzë të Durrësit, por kjo ide nuk u realizua.

Por më pas ndodhi sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë.

“Kjo bëri që Irani pastaj të ndërmarri dy hapa; Njëri ngeli projekt ide dhe tjetri u bë realitet. E para, sulmi kibernetik që ishte nga më të ashpërit, Shqipëria nuk ishte sprovuar asnjëherë, ka qenë nga më të ashpërit që ka bërë, që cënoi integritetin e të dhënave shtetërore.

Nga ana tjetër ata u përgatitën për të bërë goditjen me raketa dhe me dronë  ndaj Shqipërisë. Ka dokumente për këtë, ka botime gazetash. Sidomos në 2023 ose më përpara, një gazetë iraniane e nxorri dhe skemën ku do godiste, ishin paralajmërime të gjitha këto, do goditej në Manzë.

Ndërkohë që kjo pastaj u dha dhe si artikull nga një gazetë londineze.

Situata ishte shumë serioze. Mbeti projekt-ide sepse në fund mund të jenë shfrytëzuar kanale të tjera komunikimi që mund të jenë dhënë paralajmërimet e duhura”, tha eksperti Xhavit Shala.

Shqipëria dhe Irani i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike pikërisht për shkak të sulmit kibernetik.

Të fundit