Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

Gati tridhjetë vjet pas pushimit të armëve në Ballkanin Perëndimor, dronë të rinj të armatosur janë duke patrulluar në heshtje mbi rajon, por askush nuk e di saktësisht numrin e tyre.
Marrëveshja për kontrollin nënrajonal të armatimit u nënshkrua në vitin 1996 - një vit pas përfundimit të luftës në Bosnje e Hercegovinë - nën kujdesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Me të u vendosën kufizime për numrin e tankeve, automjeteve të blinduara, artilerisë së rëndë, avionëve luftarakë dhe helikopterëve sulmues në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci, Serbi dhe Mal të Zi.
Por, sot, në këtë listë bie në sy mungesa e një arme moderne vdekjeprurëse: dronët e armatosur.
“Vetëm tri shtete zotëronin dronë të armatosur në vitin 2010. Në fund të vitit 2024, ky numër u rrit në mbi 40”, thotë për Radion Evropa e Lirë Antonio Prlenda, analist ushtarak nga Sarajeva, i cili së fundmi mbrojti tezën e magjistraturës për këtë temë.
Rregulla të reja të lojës së luftës. Dronët ushtarakë janë më të lirë, më të lëvizshëm dhe më vdekjeprurës sesa avionët luftarakë tradicionalë. Ata janë bërë një armë e preferuar në konfliktet e sotme - nga Ukraina, përmes Kaukazit deri në Lindjen e Mesme - dhe të gjithë duan t’i kenë në forcat e veta të armatosura.
Serbia ka blerë dronë sulmues nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli.
Ajo është duke zhvilluar edhe modelet vendase: Pegaz, Vrabac dhe Komarac, të cilat e kanë mbushur qiellin mbi këtë vend, pasi - së paku tash për tash - marrëveshja për të blerë dronë Bayraktar nga Turqia ka dështuar.
Kroacia ka blerë gjashtë dronë të armatosur turq dhe është duke prodhuar mini-dronët e saj vdekjeprurës, të cilët i ka eksportuar, mes tjerash, edhe në Ukrainë.
Sipas deklaratave të zyrtarëve, me kapacitetin aktual, ky vend mund të prodhojë rreth gjysmë milioni mini-dronë në vit.
Një tjetër vend i NATO-s, Mali i Zi, është duke i rritur në heshtje, por gjithnjë e më shumë kapacitetet e tij ushtarake. Me një buxhet të kufizuar ushtarak, ai ka blerë dronë zbulues nga Sllovenia dhe është duke investuar në blerjen e dronëve shtesë, të destinuar për mbikëqyrjen e kufijve.
Gjithashtu ka njoftuar se do të prodhojë edhe vetë, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara. Në Bosnje e Hercegovinë, modernizimi i forcave të armatosura pengohet nga një buxhet i kufizuar, si dhe nga përçarjet politike.
Përveç helikopterëve të dhuruar nga Shtetet e Bashkuara, ky vend nuk ka avionë të tjerë. Së voni, Turqia i ka dhuruar një sistem bllokimi të dronëve dhe i ka premtuar dy dronë Bayraktar.
Kosova - ndonëse nuk është pjesë e marrëveshjes për kontrollin e armatimit - ka filluar të sigurojë dronë ushtarakë, fillimisht Bayraktarë nga Turqia.
A mund të rregullohet kjo çështje? Analisti ushtarak nga Sarajeva, Antonio Prlenda, beson se dronët pa pilot duhet të përfshihen ose si një kategori e re, e gjashtë, ose të përfshihen në klasifikimin ekzistues të avionëve luftarakë.
“Megjithatë, këto propozime janë bllokuar, sepse, për momentin, nuk ka vullnet politik nga ana e nënshkruesve për ta bërë një gjë të tillë”, thotë Prlenda për Radion Evropa e Lirë.
Në vitin 2015, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia kanë marrë përsipër përgjegjësinë për zbatimin e marrëveshjes nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila deri atëherë e ka mbikëqyrur zbatimin e saj.
“Që nga ajo kohë e këndej, presioni i drejtpërdrejtë nga faktori ndërkombëtar mbi zbatimin dhe ndryshimet e mundshme, nuk është më i mundur. Që nga ajo kohë e këndej, ajo varet vetëm nga vullneti politik i vetë nënshkruesve”, thotë Prlenda. Çdo blerje e pajisjeve ushtarake në rajon perceptohet nga njerëzit si një garë armatimesh, dhe ky shqetësim përkeqësohet edhe nga deklaratat e politikanëve udhëheqës.
Pasi Kroacia nënshkroi një kontratë për të blerë avionë luftarakë francezë, Rafale, për të zëvendësuar MIG-ët sovjetikë, një gjë e tillë bëri bujë në rajon. Serbia u përgjigj duke blerë të njëjtit avionë.
Edhe pse të gjitha vendet janë shumë më poshtë numrit maksimal të ushtarëve dhe armatimit të rëndë, të dakorduar rreth tridhjetë vjet më parë, balanca e forcave ka ndryshuar më së shumti në lidhje me dronët ushtarakë.
“Situata me dronët është mjaft e ndërlikuar, sepse ka një numër të madh të kategorive të ndryshme. Dronët e vegjël komercialë janë relativisht të lehtë për t’u modifikuar. Mund të flasim vetëm për ata më të mëdhenjtë, që mund të klasifikohen si avionë luftarakë”, thotë Aleksandar Radiq, analist ushtarak nga Beogradi.
Qielli pa kufij. Sistemi i vjetër i kontrollit të armëve në rajon duket më shumë si një relikt sesa një mbrojtje, pasi të gjitha vendet kanë futur në përdorim armë të reja dhe më moderne.
Radiq thekson faktin se në kohën kur është nënshkruar marrëveshja në vitin 1996, Serbia ka pasur më shumë se 155 aeroplanë luftarakë.
“Serbia sot nuk është as afër atij numri. Britania e Madhe ka rreth njëqind avionë luftarakë. Vetë fryma e asaj marrëveshjeje është e lidhur me rrethanat e vjetra dhe ndryshimi i një dokumenti të tillë, mendoj unë, është jorealist. Ne kemi nevojë për një dokument të ri që do të garantonte besim, në përputhje me rrethanat moderne”, thotë Radiq për Radion Evropa e Lirë.
Vendet e NATO-s dhe të Traktatit të Varshavës - nga Oqeani Atlantik deri tek Uralet - nënshkruan në fund të vitit 1990 Marrëveshjen për forcat konvencionale në Evropë (CFE), por Rusia e pezulloi pjesëmarrjen e saj në këtë marrëveshje në vitin 2007.
Marrëveshja nënrajonale, e nënshkruar nga të njëjtat vende që ishin nënshkruese të Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, e cila i dha fund luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995, bazohej në atë traktat të Luftës së Ftohtë.
“Ajo i ka shërbyer qëllimit të saj. Është miratuar në kohën më kritike. Shtetet që e kanë nënshkruar, nuk kanë qenë kurrë afër përmbushjes së kuotave të përcaktuara. Nevojitet përditësim jo vetëm i kësaj marrëveshjeje, por edhe i Dokumentit të Vjenës, CFE-së dhe çështjeve të armëve bërthamore”, thotë për Radion Evropa e Lirë Dragan Samarxhiq, admiral në pension i Ushtrisë së Malit të Zi.
Sa u përket dronëve ushtarakë, Samarxhiq thotë se asnjë marrëveshje për kontrollin e armëve nuk i ka përfshirë ata dhe se, tani për tani, dronët pa pilot konsiderohen më shumë si armë të rrezikshme që mund të përdoren nga grupet terroriste, sesa nga shtetet.
Paralelisht me prokurimin e dronëve, vendet në rajon po punojnë edhe për prokurimin e sistemeve të integruara për gjurmimin dhe rrëzimin e dronëve. Kroacia dhe Serbia kanë sisteme të tilla më të vogla, ndërsa, së voni, Turqia i ka dhuruar Bosnje e Hercegovinës një sistem anti-dron./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38