Flash News

E-TJERA

Goditet banda e trafikut të drogës në Itali, arrestohen 12 persona, pjesa më e madhe shqiptarë

Goditet banda e trafikut të drogës në Itali, arrestohen 12
Foto ilustruese

Një operacion antidrogë është zhvilluar së fundmi nga autoritetet italiane në kuadër të së cilit është goditur një bandë që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Mediat vendase shkruajnë se operacioni është zhvilluar në rajonin e Lombardisë, ndërsa si rezultat janë arrestuar 12 persona mes tyre edhe shqiptarë. 

Sipas raportimit të mediave të huaja hetimet e nisura prej vitit 2024, ku u sekuestrua fillimisht rreth gjysmë toni marihuanë dhe kokaine, dhe u finalizuan së fundmi me një operacion të shkallës së gjerë, që çoi në të paktën 12 arrestime të dyshuarish dhe zbulimin e një depo të braktisur në ‘Via Adige’, në zemër të zonës industriale të Villaggio Vecchio, në rajonin e Breshias dhe Pescara

“Hetimi i koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Distriktit L'Aquila dhe i kryer nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Komandës Provinciale të Pescara, dokumentoi aktivitetin e një organizate kriminale të strukturuar mirë, të përbërë kryesisht nga individë me origjinë shqiptare”, njoftuan autoritetet pas aksionit.

Rrjeti kishte bazën e tij vendimmarrëse në Abruzzo, në Montesilvano dhe Città Sant'Angelo, por kishte edhe pasoja operative në Lombardi, në veçanti në provincat e Milanos, Brescias, Vareses dhe Kremonës. Depoja ishte një nga vendet kryesore të kultivimit të marijuanës së grupit.

Aktiviteti hetimor çoi në sekuestrimin total të 421 kg marihuanë dhe 2 kg kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 12 të arrestuarit u shoqëruan për veprime të mëtejshme proceduriale. 

Të fundit