Flash News

Ditari i Opozitës

Rinumërimi i votave, Himçi: Ka fletë të pavulosura, ja si është krijuar “treni bullgar”

Rinumërimi i votave, Himçi: Ka fletë të pavulosura, ja si

Bledi Himçi, i pranishënm në procesin e rinumërimit të votave të 11 Majit, ka treguar një rast ku fleta e pavulosur është cilësuar e vlefshme.

Himçi tregoi për mediat fletën e cila nuk kishte vulë teksa tha se një rast i tillë konfirmon fenomenin e “trenit bullgar” i denoncuar nga opozita.

“S’ka rendësi kandidati. Ja një fletë pa vulë fare dhe është quajtur e vlefshme me numrin 5. Pa vula. Kjo është pjesa e trenit bullgar. Po tentojnë ti konstatojnë përsëri të vlefshme. Normalisht duhej të bëhej korrigjimi edhe i tabelës, por jo vetëm i tabelës. Duhet bërë edhe konstatimi për pavlefshmëri të kësaj kutie. Për sa kohë këtu futet një fletë bosh e cila e cila ka krijuar “trenin bullgar” dhe shikoni edhe rezultatin e kësaj qendre”, deklaroi Himçi.

Të fundit