Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Përballja Shqipëri – Serbi, Fuga: A mund të zhvishen ndeshjet e futbollit të ekipit kombëtar nga pasionet kombëtare?

Nga Artan Fuga
(Në prapaskenat e ndeshjes së futbollit Shqipëri – Serbi)
Pjesa e parë
Ishte fare e qartë se lidhur me ndeshjen Shqipëri – Serbi rezultati i saj kishte për drejtuesit e futbollit ndoshta njësoj rëndësi sa edhe ajo që do të ndodhte në shkallët e stadiumit.
Prej javësh në media ndihej një ankth dhe shqetësim i tyre.
Nuk ishte fjala të mos kishte incidente fizike si hedhje sendesh të forta, vënie zjarri në tribuna, përleshje mes tifozëve. Jo, ishte gjë tjetër. Dukej se situata kishte të bënte me disa anë të komunikimit.
Së pari, me thirrjet e tifozëve shqiptarë. Pra sa ato do të kishin karakter etnik, armiqësor apo fyes ndaj serbëve, lojtarë, apo si komb.
Së dyti, për këngën apo këngët që do të këndoheshin në stadium, pra a do të kishin ato një karakter identiteti luftarak që nuk lidhet me futbollin, por me luftën e patriotëve kosovarë për liri.
Së treti, lidhur me simbolet, a do të ishin ato të lidhura me një identitet politik dhe etnik shqiptar si imazhi i shqiponjës, simbolet e UÇK, etj.
U pa qartë që më parë se kishte një tension midis nga njëra anë Federatës shqiptare të futbollit, organizmave të caktuara të shtetit shqiptar, si policia, etj., mediave, dhe nga ana tjetër e tifozëve që janë mësuar prej më shumë se një dekade të shoqërojnë skuadrën e futbollit me hymne dhe këngë a imazhe patriotike, e mbi të gjitha t’i këndojnë vrullit patriotik duke promovuar luftën e Kosovës kundër shtypjes dhe për liri.
Me një fjalë kishte një tension midis atyre që quhen lidership, burokraci, menaxhment, hajde po i quaj për t’u bërë qejfin elita organizuese politiko-mediatike dhe futbollistike nga njëra anë dhe masës së tifozëve nga ana tjetër.
Ky tension nuk kishte të bënte fare as me lojën në fushë, as me rezultatin, as besoj me penalltinë e humbur, as me sulmet dhe kundërsulmet e skuadrave në fushë.
Lidershipi burokratiko-mediatiko-politik u mobilizua prej dhjetë ditë a shumë më parë që ndeshja të kishte thjesht një karakter futbollistik, duke ndarë futbollin nga shoqëria, nga identiteti kombëtar, nga përjetimet kombëtare, kurse tifozët me një sërë deklaratash kërkonin të vazhdonin njësoj si më parë. Ta shoqëronin ndeshjen me frymë të ndezur patriotike.
Një tifoz, sigurisht i vënë shkon të puthi gazetarin e televizionit serb, ndalohen me policë bluzat me simbole të ushtrisë çlirimtare kosovare, altoparlantët nuk japin më në transmetim këngën e Adem Jasharit, analistë nëpër studio televizive argumentojnë me patos se sporti është neutral, nuk ka lidhje me raportet midis kombeve, nuk ka lidhje me përjetime emocionale jashtëfutbollistike, pra është njësoj sikur të luanin njëmbëdhjetë robotë të kurdisur nga një trajner serb dhe njëmbëdhjetë robotë të kurdisur nga një brazilian që as ja ndjen as e kupton patosin identitar kombëtar shqiptar. I ftohtë, teknik, përsërit të njëjtat fraza, kujton se futbolli është si të luash shah në distancë me një lojtar të panjohur.
Aq larg shkoi kjo dëshirë sa u teatralizua nga disa media edhe që një futbollist shqiptar që i kuronte kavilet një futbollisti serb, gjë që nuk shihet në ndeshjet e futbollit veçse njëherë në dhjetë vjet, apo se si trajneri serb, i shkreti, u detyrua të thotë se atmosfera në stadium ishte jashtëzakonisht miqësore, por u detyrua pastaj të thoshtese ai nuk e kishte kuptuar se tifozët shqiptarë po shanin nga motra kombin e tij!!!
Pyetja e parë është : A mund të ndahet një ndeshje futbolli midis dy skuadrave kombëtare nga marrëdhëniet midis dy kombeve? Sikurse u përpoq lidershipi, analistët e mediave, sigurisht të paguar, menaxherët e federatës, segmente të shtetit dhe të politikës.
Duhet të jesh tërësisht i paditur në sociologjinë e sportit dhe në historinë e futbollit të kërkosh që një ndeshje futbolli të shihet nga spektatorët e saj si një ndeshje shahu, ta zëmë.
Apo ta konsiderosh një ndeshje futbolli si një lojë golfi nga ana e disa aristokratëve anglezë të një shekulli më parë, që zbaviten pasi kanë pirë ndonjë çaj shoqëruar me biskota pa shumë sheqer.
Të kërkosh të organizosh një ndeshje futbolli me ekipe kombëtare kombesh që kanë një histori marrëdhëniesh të tensionuara midis tyre pa patos kombëtar të shprehur nga tifozëria, kjo vetëm është një absurditet sociologjik, jo vetëm e pamundur, por për më tepër është t’i hedhësh benzinë zjarrit.
Në vend ta menaxhosh afshin kombëtar, do të thotë ta ndezësh atë edhe më tepër, ta ekstremizosh, të bësh të dalë jashtë kontrolli.
Kjo do të thotë të mbledhësh turma në shkallët e stadiumit dhe pastaj të duash ta shuash me masa financiare, policore, administrative, propagandistike efektin e krijimit të turmës.
Mos vallë duhet të kesh lexuar punimet e Gustav Le Bon, të Frojdit, të Annah Arendt, etj., për të ditur se kjo është e pamundur?
Turma që kërkon të afirmojë me patos identitetin e vet kombëtar dhe ta shoqërojë skuadrën e vet me këtë afsh, pa shkaktuar goditje fizike, – kur pengohet, sigurisht ekstremizohet. A duhet të jesh specialist komunikimi për ta ditur këtë? Nuk di çfarë të them, por di që sociologjia e futbollit sot në Evropë këtë e konsideron të pamundur.
Mos harrojmë se në raste të tjera, vetë politika, vetë menaxherët e futbollit, media po se po, e kanë lidhur ndonjë fitore apo kualifikim të skuadrës kombëtare të futbollit me forcën e kombit, me nderin e flamurit kombëtar, me historinë, me popullin, me imazhin e Shqipërisë. Apo jo? E mbani mend kampionatin evropian? Shihni video intervistash me futbollistë të kombëtares që shprehen se gati nuk luajnë futboll, por luftojnë për nderin e kombit?
A thua se nderi ynë varet nga një apo shumë ndeshje futbolli!
A thua se suksesi i politikave për integrimin evropian varet nga kualifikimi i këtyre njëmbëdhjetë burrave që luajnë top për në ndeshjet finale të evropianit!
Propaganda etnike, politike dhe kombëtare e sforcuar ka shoqëruar në këtë dekadë futbollin.
Por, ja në një moment, aparati politiko-burokratik-menaxherialo-mediatik për ndeshjen e futbollit midis Shqipërisë dhe Serbisë kërkonte të kundërtën e asaj që ka mbjellë vetë. Pra, ta zhveshin futbollin nga çdo gjë jashtë futbollit. Kur iu duhet e kthejnë futbollin në propagandë politike, kurse kur nuk iu duhet, si në rastin në fjalë, duan ta zhveshin ndeshjen e futbollit nga përjetime etniko-patriotike.
Kush ka parë tifozë evropianë apo edhe të kontinenteve të tjera kur shkojnë në stadiume për të ndjekur ndeshjet e futbollit të skuadrave të tyre kombëtare, e kupton se futbolli ndez pasione kombëtare. T’i duash t’i shuash i radikalizon edhe më tepër.
Mënyra më e mirë është t’i lësh të shfryjnë pa dëme fizike dhe në respekt të rendit publik dhe të rregullave të Federatës ndërkombëtare.
Efekti turmë i tifozëve kur marrin metrotë dhe trenat për të shkuar në stadiume është i papërshkrueshëm. Flamuj kombëtarë valviten, këngë patriotike, hedhje – pritje frazash therëse kundër kombit ”kundërshtar”. Gjithçka ndizet edhe më tepër nga dozat e alkoolit në gjak e tifozëve, nga efekti turmë, nga temperatura e klimës, nga gjëra fare të rastit, etj. Dhe sidomos ndizet flakë nëse dikush përpiqet ta pengojë, ta shuajë, ta mbysë këtë hov pasionant patriotik.
Këtu nuk është fjala për përleshjet e tifozëve trup më trup. Kjo është krejt tjetër gjë. Bëhet fjalë për pasionin shoqërues. Aq i fortë është ky saqë tribunat e tifozëve janë të ndara sipas identitetit të tyre kombëtar në shumë ndeshje futbolli të ndezura.
Ka ndodhur që grupe etnike kanë fishkëllyer edhe himnin e kombit të vendit ku jetojnë.
Aq i fortë është futbolli për të ndez pasione kombëtare. Futbolli sport kolektiv, me kontakt fizik mes ekipeve, me të papritura se topi është i rrumbullakët, ku performanca e lojtarëve në fushë ndez krenarinë e tifozëve, futbolli si politika i thjeshtë, madje banal për t’u kuptuar edhe nga segmentet më të thjeshta të masës në planin kulturor.
Është instrumenti më i mirë masiv për të shprehur në publik pasione politike dhe kombëtare.
Çfarë ndodhi në të vërtetë përreth ndeshjes Shqipëri – Serbi?
Deshën të ndalojnë nga altoparlantët këngën kushtuar Adem Jasharit? Mijëra tifozë e kënduan në shkallët e stadiumit.
Deshën që asnjë element historie tensionesh historike midis serbëve dhe shqiptarëve të mos përmendet për të mos fyer miqtë, e kundërta ndodhi : Himni i tyre u mbyt me fishkëllima saqë nuk dëgjohej më në stadium dhe në transmetimet televizive.
Deshën të mos ketë bluza me simbolet e UCK? Patëm si reaksion sharjet e rënda me sloganet që e kam vështirë t’i përmend këtu, por të gjithë i dëgjuan.
Çdo përpjekje për të censuruar shprehjen kolektive të turmës bën që i shprehuri i saj të radikalizohet. Kjo ndodhi.
Ndeshja doli në barazim. Por ndeshja midis menaxhmentit politiko-burokratiko-menaxherialo-mediatik dhe tifozërisë u fitua 5 me 0 nga tifozëria. Turma e mposhti lidershipin. Ky i fundit kontrolloi sigurisht lojtarët në fushë. Gjë e mirë kjo. Ndonëse ata duke luajtur në klube evropiane e dinë sa e dëmton karrierën e tyre çdo pasion etnik i shprehur në fushë. Por, masa dhe turma e tifozërisë u acarua edhe më keq se më parë.
U vërtetua një tension i madh shpirtëror kolektiv midis dy kombeve i shtrirë në masa të gjera popullsie. Çfarë ka në media, në pritje diplomatike, në deklarata publike, është një gjë, dhe çfarë struket dhe mbahet ndezur në gji nga pjesë të mëdha të popullsisë është krejt tjetër gjë.
Pyetja është se përse menaxhmenti politiko-burokratiko-mediatik kërkonte ta zhvishte këtë ndeshje nga çdo gjë kombëtare, identitare, historike në shprehjen e tifozëve dhe shoqërimin e tyre pasionant për kombëtaren?
Pyetja është: Përse menaxhmenti iu kundërvu masës së tifozëve? Cila ishte arësyeja që hoqi dorë nga veshja e futbollit me politikë, si deri tani, dhe deshte të arrinte të pamundërën: Ta bënte masën e tifozërisë ta shihte ndeshjen sikur t’u kishin hequr çdo kujtesë, identitet, pasion kombëtar?
Ta shohim përgjigjen e kësaj pyetjeje në vazhdim
(vijon)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38