Flash News

Bota

A mund ta bindë Trump Netanyahun që të ndalojë së sulmuari Iranin?

A mund ta bindë Trump Netanyahun që të ndalojë së

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka bërë thirrje Donald Trump që t'i thotë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të ndalojë shënjestrimin e Iranit.

Në një postim në rrjetet sociale, Araghchi thotë se nëse presidenti amerikan "është i sinqertë në diplomaci" dhe dëshiron të ndalojë luftimet, "mjafton një telefonatë nga Uashingtoni për të mbyllur gojën dikujt si Netanyahu".

Më herët sot, Trump refuzoi t'i përgjigjej një pyetjeje se çfarë do të duhej që SHBA-të të përfshiheshin ushtarakisht në konflikt, shkruan BBC

Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të ndërhyjë pasi Izraeli shënjestroi transmetuesin shtetëror të Iranit.

Izraeli e ka justifikuar sulmin duke thënë se qendra mediatike po përdorej për qëllime ushtarake, megjithatë Baqaei e quan atë një "krim lufte".

Të fundit