Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkon lirimin me kusht, shtyhet seanca për Ervin Salianjin

Kërkon lirimin me kusht, shtyhet seanca për Ervin Salianjin
Ervin Salianji

Është shtyrë seanca gjyqësore që ishte parashikuar të mbahej këtë të martë për Ervin Salianjin.

Salianji kishte kërkuar lirim me kusht pasi ka përmbushur dy të tretat e dënimit me burg, por seanca u shty për shkak të mosparaqitjes së raportit nga Institucioni i Përgjegjësisë së Burgjeve (IPV) Fier.

Salianji ndodhet në burgun e Fierit që nga data 27 shtator 2024. Ai u dënua me akuzën e “kallëzimit të rremë” në dosjen “Babale”, pas denoncimit publik të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Salianji dhe Partia Demokratike e kanë cilësuar këtë dënim si një vendim politik të diktuar nga mazhoranca në pushtet.

 

Të fundit