Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, "Toyota" del nga rruga, plagoset shoferi

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, "Toyota" del nga
Aksident

Një aksident është regjistruar këtë të martë në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur ‘Stiar’.

Një 61-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 61-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është transportuar për mjekim më të specializuar në QSUT Tiranë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. 

“Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur “Stiar”, shtetasi N. B., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 61-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është transportuar për mjekim më të specializuar në QSUT Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.”– njofton policia.

Grupi hetimor po vijon me veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit