Flash News

E-TJERA

Ambasadori i BE: Rrjetet kriminale po përdorin korrupsionin për t’u fuqizuar

Ambasadori i BE: Rrjetet kriminale po përdorin korrupsionin për

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ka deklaruar se krimi i organizuar dhe korrupsioni vijojnë të jenë kërcënime sigurie për BE-në dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga Forumi i Kryeprokurorëve ku mori pjesë, Gonzato tha se rrjetet kriminale po përdorin korrupsionin në nivele të larta për të zgjeruar ndikimin e vet dhe për t’iu shmangur drejtësisë.

Ambasadori i BE thekoi nevojën për të forcuar ndikimin e ligjit, si një hap që do ta ndihmojë Shqipërinë të integrohet në BE.

“BE dhe Ballkani perëndimor vazhdojnë të përballen me kërcënime të përbashkëta sigurie nga krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe bashkëpunimi mes gjyqësorit dhe aktorëve përtej kufirit janë thelbësore për të luftuar krimin ndërkufitar, por edhe për të mbrojtur viktimat e krimit. Ne njohim angazhimin e vendeve në rajon për të luftuar së bashku krimin e organizuar që shkakton një dëm të madhe ekonomik. Është i dëmshëm për kohezionin social dhe  për mirëqenien e qytetarëve dhe po kështu gërryen besimin e qytetarëve në institucione. Korrupsioni i nivelit të lartë është i parë i shumë aktiviteteve kriminale dhe kërcënim i sigurisë. Rrjetet kriminale përdorin korrupsionin në nivele për të larta për të zgjeruar ndikimin e vet, apo për tiu shmangur drejtësisë.

Forcimi i sundimit të ligjit është një sfidë thelbësore për vendet në procesin e anëtarësimit dhe rezultatet e prekshme në këtë drejtim janë elementët thelbësore për të ecur përpara në integrimin e BE.

Shërbimet e pavarura të prokurorisë që mund të hetojnë dhe të ndjekin penalisht  krimin pa frikë apo favor janë parakushte thelbësore për anëtarësimin në BE”, deklaroi Gonzato.

Të fundit