Flash News

E-TJERA

Korçë/ Makina del nga rruga, përfundojnë në spital gruaja dhe dy fëmijët

Korçë/ Makina del nga rruga, përfundojnë në spital
FOTO ILUSTRUESE

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Bulgarec, në qarkun e Korçës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj.

 Si pasojë e aksidentit, janë transportuar menjëherë në spital tre persona – një grua dhe dy fëmijë.

Burime nga spitali bëjnë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit, si dhe për të marrë në pyetje drejtuesin e mjetit.

Të fundit