Flash News

E-TJERA

Makina bie nga ura në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset drejtuesi

Makina bie nga ura në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së hënës në afërsi të fshatit Buronjë, pranë Stjarit, në aksin Sarandë-Delvinë.

U raportua se një automjet ka rënë nga ura, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi.

Sipas informacioneve paraprake, në automjet ndodhej vetëm shoferi, një burrë rreth 60 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Të fundit