Flash News

E-TJERA

Mediu: Irani tentoi të rrëzonte avionin e Trump gjatë fushatës elektorale

Mediu: Irani tentoi të rrëzonte avionin e Trump gjatë

Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu ka komentuar konfliktin Iran-Izrael.

I ftuar në Euronews Albania, ai tha se konflikti në lindjen e mesme ështëi lashtë dhe është shumë i vështirë për t’u zgjidhur. Në këtë konflikt sipas Mediut ka disa faktorë, ekonomik, politik dhe religjioz.

“Një ditë më parë, agjencia në Vienë e cila mbikëqyr procesin ngriti alarmin se Irani nuk po pranonte më proceset e verifikimit të pasurimit të Uraniumit në centrifugat. U tha se brenda një jave Irani mund të arrinte të ndërtonte armë atomike dhe më pas edhe raketa balistike nukleare. Kjo do e bënte situatën shumë më të komplikuar dhe shumë më të vështirë”,-tha Mediu.

Ish-ministri tha gjithashtu se Irani ka qenë një problem i madh për SHBA-të.

“Në Dhjetor në takimin që ka bërë IDU në Uashington, Waltz shpjegoi se problemi më i madh për SHBA-në ishte Irani. Për herë të parë kam dëgjuar aty që Irani kishte tentuar të rrëzonte avionin e presidentit Donald Trump, gjatë fushatës elektorale", tha Mediu. 

Të fundit