Flash News

E-TJERA

Sulmi ndaj Iranit, Pollo: Izraeli nuk i ka bërë nder vetëm vetes, por dhe Europës

Sulmi ndaj Iranit, Pollo: Izraeli nuk i ka bërë nder vetëm vetes,

Ish-ministri, Genc Pollo, teksa ka komentuar luftën mes Iranit dhe Izraelit, ka deklaruar se regjimi i Ajatollahëve në Iran ka qenë kërcënim në 46 vjetët për Europën dhe Shqipërinë.

Ai theksoi se Izraeli me sulmet që i ka bërë Iranit, ka ndihmuar veten por sipas tij, edhe Europën.

 

“Izraeli që u kërkon banorëve të largohen tregon një standart etik të ushtrisë izraelite. Por ky është i rëndësishëm si detaj. Ne si Shqipëri, ne si Evropë kemi qenë të kërcënuar nga Irani. Prej 46 vjetësh, regjimi i Ajatollahëve në Iran, deklaron pothuajse çdo ditë, pothuajse çdo javë. Që do të shkatërrojë shejtanin e vogël që është Izraeli, dhe më pas do t’i kthehet shejtanin të madh që është Amerika. Për Evropën nuk flet shumë, por kuptohet që është diçka midis shejtanit të mesëm të cilin po të kishte mundësi do ta godiste. Prej 35 vjetësh, tenton të zhvilloj armë bërthamore përmes pasurimit të Uranit, përmes pasurimi edhe të plutonit. Sipas agjensisë atomike të OKB-së, është një zhvillim i rëndësishëm që drejt armëve bërthamore dhe ka që nga viti 2004-2005 bashkësia ndërkombëtare në radhë të parë Evropa dhe Amerika. Por në këtë rast të veçantë bashkë me Kinën dhe Rusinë, tentojnë ta ndalojnë Iranin nga realizimi i armës bërthamore. Dhe bashkësia ndërkombëtare herë me marrëveshje, herë me sanksione, herë me presione, herë me pagesa duke e majmur me miliarda dollarë, ka dështuar të ndalojë Ajatollahët e Iranit. Por një dështim ka qenë deri ditën e enjte, dhe Izraeli duke ndërmarrë këtë sulm dhe duke shkatërruar një pjesë të mirë të centrifugave bërthamore të Iranit duke eleminuar një pjesë të mirë të teknikëve bërthamor të Iranit si dhe krerët e Gardës së Ajatollahëve. Në fund i ka bërë një shërbim vetes së vetë sepse e shikonte veten në shënjestër të armiqësisë së Iranit dhe dëshira për ta zhdukur nga faqja e dheut shtetin e Izraelit. Izraeli i ka bërë një shërbim përveç vetes së vetë, edhe Evropës Dhe Izraeli mbrojti veten e vetë, por në një farë mënyre na kanë mbrojtur dhe ne. Po flasim për Shqipërinë, para pesë vjetësh lideri suprem i Ajatollahëve i tha shqiptarëve popull i mbrapsht për Evropën shejtani i mesëm”, tha Pollo.

Të fundit