Flash News

E-TJERA

Alibej rrëfen pse e vrau vëllanë e Talo Çelës: Kusho dhe nipçja e ekzekutuan

Alibej rrëfen pse e vrau vëllanë e Talo Çelës: Kusho

I penduari i drejtësisë, Erion Alibej ka vazhduar të dëshmojë në GJKKO.

Alibej ka treguar se pse vendosi të vrasë vëllanë e Talo Çelës. I penduari i drejtësisë ka rrëfyer me datej se si kishte lokalizuar banesën e Çelës.

Alibej tha se për ekzekutimin e Bujar Çelës u angazhuan Skerdi Taso dhe Henrik Hoxja, të cilëve iu referohet me nofkat “nipi” dhe “kusho”.

“Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës. Njeriu më i afërt i Talos. Ka qenë taksist. Pas vrasjes së Emiliano Ramazanit, diskutova me Nuredinin, që armën e krimit ta vendosnim tek shtëpia e Bujar Çelës. E dija ku e kishte shtëpinë. Unë kisha informator Xhuliano Hoxhën.

Bujar Çela kishte një pikë shumice afër shtëpisë. Përmes Xhuliano Hoxhës deshëm të gjejmë diçka që Bujari e kishte prekur me dorë, një qese, apo diçka. Doja që në të të fusnim armën e krimit dhe ta groposnim tek shtëpia. Më pas do sinjalizoja policinë përmes Leonard Palushit. Nuk e arritëm dot këtë dhe diskutuam, që duke qenë njeri i afërt i Talos, por edhe pse përmes taksisë bënte punë e lëvizje për Talo Çelën, vendosëm ta ekzekutonim. Si fillim u angazhua nipi, qe i referohem Skerdi Tasos dhe kushos, që i referohem Henrik Hoxhajt. U angazhua kusho me nipçen për ta ekzekutuar”, deklaroi Alibej.

Të fundit