Flash News

OPINEWS

Bota e çuditshme e drejtësisë

Bota e çuditshme e drejtësisë

Nga Klodian Tomorri
Ilir Meta dhe Erion Veliaj mbahen ne burg pa akuze zyrtare.

Benet Becin, SPAK e paska marre te pandehur zyryarisht qe ne tetorin e vitit te kaluar duke i ngritur akuze per korrupsion ne tendera.

Por zoti Beci vazhdon te jete ne detyre, ne krye te bashkise me te rendesishme te Veriut. Bota e cuditshme e drejtesise. Nejse, pune juristesh kjo. Tani kemi dhe nje problem tjeter.

Ne prill, prokurori ka patur afatin final per t’i dhene drejtim ceshtjes se Becit. Ose ta mbyllte dhe te rrezonte akuzen, ose ta conte ne gjyq.

Cfare ka bere prokurori?
Tre jave para zgjedhjeve, ka kerkuar zgjatje afati. Por pa zhurme dhe pa njoftim fare, ndryshe nga sa ndodh zakonisht. Kohe fushatash.

Kete here, besoj se do thone qe e dakortesuam me FBI-ne dhe partneret amerikane, zgjatjen ne heshtje te afatit te hetimeve. Se ishin disa profesore te Harvardit aty, qe moren dhe ata ca leke tek ai tenderi.

“Eshte nje 800-ce per t’u ndare. 500 per profesoret, 300 per ne me dy klase,” thoshte Vis Berberi me mesazh Becit. Dhe tenderi u be fiks ashtu.

Pra mosveprimi u dakordesua me FBI-ne dhe partneret amerikane dhe nuk ka lidhje hic me zgjedhjet.

Mirepo ketu po na del nje problem tjeter. Po na mbarojne qeverite e botes. Se per banden e Durresit na vonuan italianet. Ketu na vonoi FBI.

Ja do shtyjme dhe nje dy-tre here te tjera me gjermanet, anglezet dhe francezet. Pastaj do na zere te themi qe e dakortesuam me autoritetet kineze.

Tani pse eshte problem gjithe kjo histori? Nese ne nje ndeshje futbolli, nje lojtar eshte per te kuqe dhe arbitri nuk ia nxjerr, a quhet manipulim rezultati ky? Sigurisht qe po.

Atehere pse nuk paska te drejte Berisha te thote qe zgjedhjet ne Shkoder u manipuluan kur kryetari i Bashkise ishte per te kuqe?

Të fundit