Flash News

Bota

Arsim, stabilitet dhe infrastrukturë, 10 qytetet me nivel më të lartë jetese për vitin 2025

Arsim, stabilitet dhe infrastrukturë, 10 qytetet me nivel më të
Foto ilustruese

Njesia e Inteligjencës Ekonomiste (EIU) ka publikuar listën e re me 10 qytetet me nivel më të lartë jetese për vitin 2025.

Nga renditja e re, duke se Vjena pas tre vitesh radhazi ka humbur vendin e parë në renditjen e qyteteve më të përshtatshme për të jetuar në botë.

Këtë vit Vjena renditet e dyta,  bazuar në një sërë faktorësh, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, arsimin, stabilitetin, infrastrukturën dhe mjedisin.

Kopenhageni, i cili shënoi “shkëlqyeshëm” në stabilitet, arsim dhe infrastrukturë, tani ka marrë vendin e parë nga 173 qytete, ndërsa Vjena ndan vendin e vendin e dytë me Cyrihun e Zvicrës. Melburni i Australisë ka ruajtur vendin e katërt, ndërsa Gjeneva e Zvicrës është ngjitur në vendin e pestë në listë.

Sidnei i Australisë u ngjit në renditje, duke kaluar nga vendi i shtatë në të gjashtën, ndërsa qyteti japonez i Osakës dhe Auckland i Zelandës së Re ndajnë vendin e shtatë.

Në vendin e nëntë, Adelaide ishte qyteti i tretë australian që hyri në dhjetëshen më të mirë, ndërsa Vankuveri i Kanadasë plotësoi dhjetëshen më të mirë.

Lista e 10 qyteteve më të mira për të jetuar në vitin 2025 është:

• Kopenhagen, Danimarkë
• Vjenë, Austri (barazim)
• Cyrih, Zvicër (barazim)
• Melbourne, Australi
• Gjenevë, Zvicër
• Sidnei, Australi
• Osaka, Japoni (barazim)
• Auckland, Zelanda e Re (barazim)
• Adelaide, Australi
• Vankuver, Kanada

Qytetet më të këqija për të jetuar

Siç pritej, Damasku i Sirisë mbeti qyteti më i keq për të jetuar gjashtë muaj pas rënies së ish-Presidentit Bashar al-Assad. Tripoli i Libisë është qyteti i parafundit në listë.

Kryeqyteti i Bangladeshit, Daka, u rendit i treti nga fundi, ndërsa Karachi i Pakistanit dhe Algjeria u renditën të katërtit dhe të pestit midis qyteteve me nivel më  të ulë t jetese.

Të fundit